Post image
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës priti përfaqësues të Seksionit të Dimensionit Njerëzor të Misionit të OSBE-së në Shkup

Sep 4, 2019

Kryesuesi i këtij Seksioni, Alessio Zuccarini, dhe përfaqësuesja Tatjana Temellkoska u pritën sot nga drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, ndërkaq temë bisede ishte puna dhe aktiviteti i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës. Në takim, përfaqësuesit e Dimensionit Njerëzor u njoftuan për aktivitetet e deritanishme të Agjencisë, sfidat, pengesat, si dhe planet e idetë për të ardhmen. Drejtori Sela falënderoi OSBE-në për ndihmën që deri tani ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar mbështetje dhe bashkëpunim për projekte të sferës së gjuhës dhe bashkëpunimit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Zuccarini u shpreh se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e tyre, aq sa OSBE-ja ka kapacitete. Në këtë drejtim, u propozuan mundësi për nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë dhe seksionit përkatës të OSBE-së, përgatitje të grupeve të bashkërendimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të interesit të përbashkët, mbështetje konkrete nga OSBE-ja edhe për aspektet e funksionimit të Agjencisë, etj. Palët u pajtuan se e ardhmja e vendit është krijimi i një shoqërie shumetnike, shumëkulturore dhe shumëgjuhësore që do të lëvizë drejt Bashkimit Evropian, si e vetmja rrugë drejt përparimit dhe zhvillimit të vendit. 4.9.2019 Shkup [gallery ids="1669,1666,1663,1660,1657,1654"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk