Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofroi mbështetje institucionale për Entin Shtetëror të Statistikës

Sep 11, 2019

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofroi mbështetje institucionale për Entin Shtetëror të Statistikës
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, qëndroi në zyrat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku u takua me drejtorin e këtij enti, Apostoll Simovksi, me zëvendësdrejtorin Zirap Ademi dhe koordinatoren Jasmina Gjorgjieva. Në takim, drejtori i ESHS-së, Simovski njoftoi rreth aspektit të përdorimit të gjuhës shqipe në këtë institucion në lidhje me përkthimin e materialeve të ndryshme dhe formularëve, duke theksuar se ngelet shumë punë për t’u realizuar te formularët elektronikë. Në anën tjetër, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, bëri të ditur se vizita ka karakter ndihmës për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke ofruar ndihmë konkrete, nëse ESHS-ja ka nevojë. Palët u pajtuan se sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të tejkalohen, pse jo edhe përmes bashkëpunimit dypalësh. 10.9.2019 Shkup

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk