Avokati i Popullit mbështet punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

Sep 11, 2019

Avokati i Popullit mbështet punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti. Me këtë rast, Avokati i Popullit shfaqi interesimin e tij rreth ngritjes së AZGJ-së, si dhe çështjet me të cilat është e ngarkuar që të merret. Drejtori Sela e njoftoi Avokatin e Popullit për punën, aktivitetet, pengesat, si dhe planet e Agjencisë, për të ardhmen. Gjithashtu, Avokati i Popullit u njoftua rreth përgatitjes së materialeve të Agjencisë, si Broshura, Udhëzuesi dhe Udhërrëfyesi, të cilat janë në përgatitje e sipër. Në takim, Avokati i Popullit ofroi mbështetjen e tij për Agjencinë, duke dhënë disa këshilla dhe ide se si të veprohet më tutje. Palët nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt në projekte të ndryshme. 10.9.2019 Shkup [gallery ids="1752,1755,1758,1761"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk