Komisioni i Venedikut interesohet për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Sep 6, 2019
Një delegacion i Komisionit të Venedikut qëndroi sot në Shkup, ku vizitoi edhe Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës.
Komisioni në fjalë u interesua për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në përgjithësi, si dhe për aktivitetet e Agjencisë, në veçanti.
Me këtë rast, Komisioni i Venedikut u prit nga drejtori i Agjencisë, Ylber Sela, i cili e njoftoi delegacionin për mbarëvajtjen e punëve në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës.
Komisioni u njoftua hollësisht për fillimin me punë të Agjencisë, sfidat, problemet, si dhe për projektet e planifikuara të realizohen në të ardhmen e afërt.
Delegacioni i Komisionit të Venedikut u interesua të dijë diçka më shumë për gjendjen me zbatimin e gjuhës shqipe, si dhe me pengesat apo kundërshtimet e mundshme që mund të shfaqen ndaj procesit në fjalë.
Agjencia theksoi se duhet të vazhdohet ritmi i zbatimit të gjuhës shqipe, si dhe të punohet drejt një Maqedonie shumetnike, shumëkulturore, shumëgjuhësore, e mbi të gjitha evropiane.
[gallery ids="1709,1706,1703,1700,1697,1694"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email