Agjencia për Zbatimin e Gjuhës promovoi Broshurën me informacione për të drejtat gjuhësore të qytetarëve në RMV
Sep 26, 2019
Me rastin e 26 Shtatorit – Ditës Evropiane të Gjuhëve, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) mbajti aktivitet ku para disa përfaqësuesve të përfaqësive diplomatike-konsullare, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, shoqatave të qytetarëve dhe mediave, promovoi broshurën për INFORMACIONE MBI TË DREJTAT GJUHËSORE TË QYTETARËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT.
Me këtë rast, para të pranishmëve broshura u prezantua nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, dhe ekipi i Agjencisë.
Drejtori Sela mbajti fjalë hyrëse, duke theksuar rëndësinë dhe simbolikën e datës së sotme kur festohet dhe shënohet shumëgjuhësia dhe veçantia gjuhësore rreth Evropës.
Broshura është publikim i parë zyrtar i AZGJ-së që është përgatitur në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Broshura ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin te qytetarët për të drejtat gjuhësore dhe të drejtën e shfrytëzimit të cilësdo gjuhë zyrtare gjatë realizimit të të drejtave të tyre në procedura para organeve të pushtetit, në nivel qendror dhe lokal.
Në fund të aktivitetit, drejtori Sela u përgjigj në pyetjet e gazetarëve që ndërlidheshin me aktivitetet e AZGJ-së dhe zbatimin e kompentecave ligjore të saj.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="1911,1914,1917,1920,1923,1908"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email