Vizitë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sep 24, 2019

Vizitë në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në suaza të vizitave të zakonshme për t’u ofruar mbështetje institucioneve lidhur me zbatimin e obligimeve që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, gjatë ditës së sotme drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, së bashku me bashkëpunëtorët e tij e vizitoi Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku vërejti se që në hyrje të këtij institucioni tabela ende qëndronte vetëm në një gjuhë. Në këtë takim u prit nga drejtoresha e këtij institucioni, Biljana Jovanovska dhe zëvendësdrejtori i sapoemëruar, Bekim Murati, me bashkëpunëtorët e tyre dhe u diskutua për vonesat që janë bërë në fazën e parë të zbatimit ligjor, me theks të veçantë u fol për tabelat, memorandumet, logot dhe ueb faqet. Drejtori Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij ofroi mbështetje të plotë për t’i tejkaluar këto vonesa dhe ranë dakord që në të ardhmen të dy institucionet të bashkëpunojnë dhe të bëjnë parapërgatitjen për fazën e dytë, në mënyrë që ky institucion t’i zbatojë obligimet që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="1845,1848"] Shkup, 23.9.2019

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk