Post image
Ambasadori i Finlandës për vizitë në AZGJ

Nov 20, 2019

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, priti në zyrën e tij Kimo Lahdevirtën, ambasadorin jorezident të Republikës së Finlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim, drejtori Sela e përshëndeti vizitën e ambasadorit Lahdevirta në AZGJ si përfaqësuesi i një vendi me traditë dhe përvojë të madhe në zbatimin e konceptit qytetar të shumëgjuhësisë, duke pasur parasysh se finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë zyrtare në Republikën e Finlandës. Njëherazi, drejtori Sela e informoi ambasadorin Lahdevirta për punën e deritashme të AZGJ-së, aktivitetet e planifikuara për vitin 2020 si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet AZGJ-ja në aspekt të nevojës për plotësimin e ekipit me kuadër dhe në aspektin teknik për arritje të kapaciteteve të plota operative të institucionit. Ambasadori Lahdevirta e vlerësoi si tejet pozitive dhe të vlefshme vizitën e tij në AZGJ me ç’rast i paraqiti përvojat e veta nga modeli finlandez rreth zbatimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare, duke shprehur gatishmërinë e tij për sigurimin e kontakteve relevante nga pala finlandeze për realizimin e vizitave dypalëshe në nivel ekspertësh. Të dyja palët u angazhuan për vazhdimin e dialogut dhe shprehën gatishmëri për inicimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2725,2728"]

Post image
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës – pjesë e aktiviteteve për Ditët e Alfabetit

Nov 14, 2019

Në suaza të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve sot në Manastir filluan aktivitetet për shënimin e 111-vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë aktivitet morën pjesë funksionarë politikë, dashamirë të kulturës etj. Para të pranishmëve foli drejtori i ITSHKSH-së në Shkup – dr. Skender Asani, zëvendëskryeministri Sadulla Duraku, pasardhësi i familjes së Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina, drejtori i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir – Nuer Arsllani. Po ashtu, fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i AZGJ-së, dr. Ylber Sela, i cili, mes të tjerash, tha: “Gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një identiteti etnik të një populli. Në vitin 1908 u unifikua alfabeti, kurse tash kemi nisur të unifikojmë terminologjinë e fushave të ndryshme.” Me këtë rast, u promovua edhe libri “Lëvizja protestante te shqiptarët” e autorit Dejvid Hosaflluk. Fjalë rasti për librin kishte dr. Jorina Kryeziu-Shkreta, Ledio Hala dhe Bertina Salliu. Pas tyre, foli edhe vetë autori i librit, i cili u përqendrua në historikun e lëvizjes protestante te shqiptarët, veçanërisht për kontributin e tyre në Manastir, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="2663,2666,2669,2672,2675"]

Post image
Përfaqësuesja e Misionit të OSBE-së në Shkup për vizitë pune në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Nov 12, 2019

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, realizoi takim pune me Tatijana Temellkoska, përfaqësuese e Misionit të OSBE-së në Shkup. Takimi i sotëm është vazhdim i dialogut dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet AZGJ-së dhe OSBE-së, i vendosur që nga themelimi i Agjencisë. Në takim, drejtori Sela e informoi bashkëbiseduesin e tij me projektet e planifikuara si pjesë e prioriteteve strategjike të AZGJ-ës dhe kërkoi mbështetje dhe specifikim të modaliteteve për bashkëpunim të përbashkët me Misionin e OSBE-së, për projekte që synojnë forcimin e konceptit të shtetit shumetnik, promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës përmes zbatimit të programeve trajnuese për përkthyesit dhe lektorët, si dhe fushata për të promovuar përfitimet nga mësimi i më shumë gjuhëve që na mundësojnë shkëmbimin e vlerave të përbashkëta të tolerancës që nga mosha e hershme apo në ciklin arsimor. Përfaqësuesja e OSBE-së, Temellkoska, informoi rreth aktiviteteve dhe kontributit të OSBE-së në hartimin e Strategjisë nacionale për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmit duke theksuar rëndësinë dhe rolin e AZGJ-së në procesin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave gjuhësore të qytetarëve, si dhe mbështetjen e institucioneve të sektorit publik në zbatimin e detyrimeve ligjore për përdorimin e gjuhëve. Në këtë kontekst, të dyja palët ranë dakord që ka akoma procese dhe politika të vjetra në shoqëri që shpiejnë në paragjykime, përçarje dhe jotolerancë të cilat nuk kontribuojnë në forcimin e konceptit qytetar të një shoqërie moderne demokratike të qytetarëve të barabartë dhe se do të nevojitet më shumë kohë, përpjekje, por dhe aktivitete të përbashkëta që do të rezultojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për përfitimet që ofron një koncept i tillë. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="2648"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk