Bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe NPQ “Shkupi”, për zbatimin e gjuhës shqipe

Sep 5, 2019

Bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe NPQ “Shkupi”, për zbatimin e gjuhës shqipe
Zëvendësdrejtori i NPQ “Shkupi”, Blerim Ismaili, vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, ku u prit nga drejtori i kësaj agjencie, Ylber Sela. Me këtë rast, zëvendësdrejtori Ismaili njoftoi për procesin e zbatimit të gjuhës shqipe në këtë ndërmarrje publike, për pengesat si dhe sfidat që dalin nga ky proces. Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, ofroi mbështetjen e Agjencisë për aspektet drejtshkrimore të gjuhës shqipe dhe për zbatimin e plotë të saj. Palët u dakorduan që takime të këtilla të mbahen edhe në të ardhmen, sepse kjo do të ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe NPQ “Shkupi”, si dhe në lehtësimin e procesit të zbatimit të gjuhës shqipe. 4.9.2019 Shkup [gallery ids="1677,1680,1683"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk