Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve e Maqedonisë do të bashkëpunojnë në të ardhmen

Sep 18, 2019

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve e Maqedonisë do të bashkëpunojnë në të ardhmen
Dje u realizua një takim zyrtar ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) dhe Shoqatës së Përkthyesve dhe Interpretuesve të Maqedonisë (SHPIM). Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, mirëpriti kryetaren e SHPIM-së, Ognena Nikulski, të cilën e njoftoi me aktivitetet, sfidat, pengesat dhe planet e Agjencisë, për të ardhmen.
Në anën tjetër, kryetarja Nikulski informoi në lidhje me projektet në të cilat po punon SHPIM-ja, si edhe mundësitë ekzistuese të bashkëpunimit dypalësh. Krahas aspekteve të bashkëpunimit, Sela dhe Nikulski diskutuan edhe për mundësinë e nënshkrimit të një Memorandumi për Bashkëpunim, që do ta thellonte bashkëveprimin dypalësh në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturën. Shkup, 17.9.2019 [gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1803,1800"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk