Takim pune ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe Qendrës Nansen Dialog
Sep 24, 2019
Sot, në hapësirat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) u mbajt takim pune ndërmjet drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, dhe drejtorit ekzekutiv të shoqatës së qytetarëve Qendra Nansen Dialog Shkup, Veton Zekolli.
Me këtë rast, drejtori Sela e informoi bashkëbiseduesin për punën e deritanishme, aktivitetet e planifikuara dhe sfidat me të cilat përballet AZGJ-ja në zbatimin e kompetencave konform ligjit.
Nga ana tjetër, Zekolli e informoi bashkëbiseduesin për aktivitetet vijuese të shoqatës, përgatitjen e publikimit dygjuhësh (udhëzues) maqedonisht dhe shqip që pritet të publikohet deri në fund të vitit 2019, si edhe për punën e qendrës trajnuese të aftësimit të kuadrit pedagogjik sipas modelit Nansen për arsim të integruar.
Palët shprehën gatishmëri për vazhdimin e mëtutjeshëm dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh në drejtim të shkëmbimit të përvojave, ndihmës teknike, si dhe punës në projekte të interesit të përbashkët.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="1858,1861,1864"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email