Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës do të realizojnë projekte të përbashkëta

Sep 10, 2019

Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës do të realizojnë projekte të përbashkëta
Në kuadër të takimeve ndërinstitucionale, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, vizitoi Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku u prit nga kreu i këtij institucioni, Hysni Matoshi, Sekretari Sylë Kasumaj dhe albanologu Qemal Murati. Me këtë rast, drejtori Sela e njoftoi Institutin Albanologjik për organizimin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, punën e deritanishme, sfidat, pengesat dhe planet për të ardhmen. Në takim palët janë pajtuar që të dy institucionet duhet të bashkëpunojnë dhe se kjo duhet të realizohet përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje konkrete dypalëshe. Drejtori Sela ka kërkuar mbështetje përmes përvojës së Institutit Albanologjik, sidomos në sferën e botimeve, konferencave, seminareve dhe përpilimit të fjalorëve terminologjik. Njëkohësisht, Sela ftoi kreun e këtij Instituti që ta vizitojnë Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës, për të konkretizuar bashkëpunimin dypalësh. 9.9.2019 Prishtinë

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk