Post image
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Oct 25, 2019

Sot, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e vizitoi një delegacion i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, i udhëhequr nga drejtori Ylber Sela. Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, ai bashkë me drejtorin e Institutit, Skender Asani, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, për mbështetjen e ndërsjellë profesionale, veçanërisht në fushën e kujdesit për gjuhën e unifikuar shqipe. Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, siç është këmbimi i resurseve, kuadrove, literaturës dhe përvojave për zbatimin e drejtë të shqipes në Republikën e Maqedonisë së Veriut; sensibilizimi i opinionit më të gjerë për nevojën e kultivimit dhe ruajtjes së trashëgimisë gjuhësore shqipe si pasuri kombëtare; promovimi dhe kujdesi për gjuhën e unifikuar shqipe; studimi i mundësive për mbështetjen e projekteve të ndërsjella mes ITSHKSH-së dhe Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës për realizimin e projekteve të ndryshme që e përmbushin synimin e këtij memorandumi; stimulimi i projekteve të përbashkëta etj. Ky memorandum është në vazhdën e përpjekjeve të këtye dy institucioneve për zgjerimin e kapaciteteve dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në sferën e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe. Shkup, 24.10.2019 [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2294,2297,2300"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk