Post image
PËRFUNDOI KONFERENCA SHKENCORE PËR DITËN E GJUHËS AMTARE

Feb 21, 2020

Konferenca shkencore me temë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV”, e cila u hap pardje, vazhdoi punën e saj edhe gjatë ditës së sotme. Në panelin e parë me temë “Sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV”, fjalë përshëndetëse mbajtën drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini dhe profesori universitar Jusuf Zejneli i cili, mes tjerash, foli edhe për sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV. Në panelin e dytë folën Adnan Jashari, i cili u përqendrua në aspektin juridiko-normativ të përdorimit të gjuhëve në RMV, Mimoza Kore, e cila foli për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve në RMV si dhe për sfidat e statusit të shqipes në këtë kontekst, Jusuf Zejneli, për sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV, Anila Omari, foli për përkthimin si faktor ndikimi në zhvillimin gjuhësor dhe për pasojat e përkthimit në shqipen e RMV-së dhe Vebi Bexheti për dilemat e zbatimit të drejtë të Ligjit të Përdorimit të Gjuhës Shqipe. Në panelin e tretë, për çështjen e sfidave të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve foli Jasmina Trajkovska-Naumovska, Haki Ymeri foli për shqipen e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e 20-përqindshit, ndërsa Demush Bajrami foli për sfidat e shtrirjes së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në panelin e katërt me temë “Efeket e shumëgjuhësisë në aktet juridike” folën Sllavisha Mlladenoviq, i cili u ndal në dygjuhësinë në Kosovë, Ismet Osmani, i cili foli për problemet kuptimore në terminologjinë e administratës publike, Berton Sulejmani për toponiminë e tabelave rrugore, ndërsa Ismail Hamiti foli për përkthimin e lirë dhe atë të fjalëpërfjalshëm. Pas përfundimit të punimeve të konferencës, pjesëmarrësit do të vizitojnë disa monumente kulturore në Shkup. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3684,3687,3690,3693,3696,3699,3702,3705,3708,3711,3714,3717,3720,3723"]

Post image
VAZHDON KONFERENCA SHKENCORE E AZGJ-së

Feb 21, 2020

Konferenca shkencore me temë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”, e cila u hap dje, vazhdoi punën edhe gjatë ditës së sotme. Fjalë përshëndetëse patën drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i punëve të jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, Xhelal Hoxhiç, dhe Rami Memushaj – gjuhëtar nga Shqipëria. Pas kësaj, filloi paneli i parë me temë “Modelet evropiane të politikave gjuhësore”, ku folën ambasadorja e Zvicrës, Sybille Suter Tejada, ambasadori i Finlandës, Kimo Lahdevirta dhe ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj. Në panelin e dytë, me kumtesa u paraqitën Petra Malfertheiner, e cila foli për të drejtat gjuhësore në Tirolin Jugor në Itali, Besim Kabashi, për nevojën e një korpusi paralel për nxjerrjen e terminologjisë për gjuhën shqipe, Izer Maksuti foli për përdorimin e gjuhës sipas modeleve të politikës gjuhësore të Tirolit Jugor dhe të Belgjikës si dhe Zeqirija Ibrahimi, për politikat gjuhësore evropiane në përqasje me politikën gjuhësore të RMV-së. Në panelin e tretë me temë “Shumëgjuhësia në RMV”, me kumtesat e tyre u paraqitën Abel Andrea, e cila foli lidhur me edukimin në dy e më shumë gjuhë në Tirolin e Jugut, Emil Lafe, për sfidat e shqipes letrare në RMV në rrethanat e dygjuhësisë zyrtare, Rami Memushaj, për standardet e dyfishta të dygjuhësisë në Ballkan, Veronika Kareva, për qasjen ndaj mësimit të gjuhës si motivim për popullarizimin e gjuhës shqipe te nxënësit me gjuhë amtare maqedonase dhe prindërit e tyre, Dimitar Pandev, për teorinë e shumëgjuhësisë në gjuhësinë maqedonase. Në panelin e katërt, me temë “Rëndësia e përkthimit cilësor dhe fjalorët terminologjikë”, u paraqitën Klara Kranebitter, e cila foli për punën e terminologjisë në Tirolin Jugor dhe sistemin e informacionit për terminologjinë juridike BISTRO, Ajtene Qamili-Hajdari, për nevojën e njësimit të terminologjisë administrative dhe përfshirjen e tyre në fjalorët terminologjikë, Edlira Bushati, për shprehjet frazeologjike, si transferë ndërkulturorë shqip-gjermanisht, gjermanisht-shqip, Asllan Hamiti, për redaktimin profesional dhe gjuhësor të përkthimeve. Konferenca do të vazhdojë me punë edhe gjatë ditës së nesërme. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="3618,3621,3624,3627,3630,3633,3636,3639,3642,3645,3648,3651,3654,3657,3660,3663,3666,3669,3672,3675"]

Post image
Filloi punimet konferenca shkencore për Ditën e Gjuhës Amtare

Feb 20, 2020

Sot në orët e pasditës, në hotelin “Holiday Inn” në Shkup u hap solemnisht Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV”, në organizim të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Amtare. Hapjen e bëri drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili u dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve duke u përqendruar shkurtimisht në punën e deritashme të institucionit të cilin e udhëheq, si dhe në qëllimin e mbajtjes së kësaj konference. Në vazhdim, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i RMV-së dhe ministri i Sistemit Politik dhe i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraku, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani. Me këtë rast u nënshkruan edhe dy memorandume bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës të RMV-së të kryesuar nga drejtori Ylber Sela, dhe Universitetit të Evropës Juglindore të kryesuar nga rektori Abdylmenaf Bexheti, dhe Universitetit “Nënë Tereza” të kryesuar nga sekretari i përgjishshëm, Bujar Kajolli. Më herët, AZGJ-ja ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës, me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Sipas agjendës, konferenca në fjalë vazhdoi punimet me leximin e kumtesave lidhur me sfidat e përkthimit. Për këtë çështje folën Izer Maksuti nga Universiteti i Prizrenit dhe Ajtene Hajdari-Qamili nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”. Konferenca i vazhdon punimet edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3561,3564,3567,3570,3573,3576,3579,3582,3585,3588,3591,3594,3597,3600,3603,3606,3609"]

Post image
Takim pune i drejtorit Sela në MPB

Jan 29, 2020

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ku u takua me Xhevdet Azizin, ndihmësministër i Departamentit të Çështjeve Civile, Lidija Petrova - Mojsovska, kryeshefe e Sektorit të armëve, materialeve shpërthyese dhe të rrezikshme, Nadica Velevska, kryeshefe e Sektorit të çështjeve administrative - mbikëqyrëse, Elizabeta Popovska - Tomovska, Sllavica Mihajllovska dhe Besim Gjureci, përfaqësues të departamenteve përkatëse të Sektorit të çështjeve administrative - mbikëqyrëse. Në takimin e punës u diskutuan çështje që lidhen me zbatimin e gjuhëve zyrtare, veçanërisht në procedurat civile, lëshimin e akteve administrative, përgatitjen e kërkesave, certifikatat, lejet, mbajtjen e shënimeve dhe regjistrave të ministrisë, si dhe çështje të tjera me interes të të dyja palëve. Me këtë rast, drejtori Sela shprehu interes për bashkëpunim dhe ofroi ndihmë konkrete në përkthimin dhe korrektimin e formularëve dhe shabllonëve të ndryshëm për nevojat e ministrisë, dhe përshëndeti angazhimin e ndihmësministrit Azizi dhe bashkëpunëtorëve të tij në zbatimin e detyrimeve të zgjidhjes ligjore të përdorimit të gjuhëve, që të realizohen të drejtat e qytetarëve në gjuhët zyrtare dhe në procedurat për të cilat është përgjegjëse MPB-ja. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3439"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk