U mbajt takimi i dytë me Lamberto Zanierin, Komisari i Lartë i Pakicave Kombëtare i OSBE-së
Oct 2, 2019
Ylber Sela, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), ishte nikoqir i delegacionit të udhëhequr nga Komisari i Lartë i Pakicave Kombëtare i OSBE-së, Lamberto Zanieri.
Në takim, drejtori Sela shprehi kënaqësinë e vizitës së komisarit Zanieri dhe falënderoi atë për mundësinë e takimit në selinë e AZGJ-së. Drejtori Sela e informoi bashkëbiseduesin për punën e deritanishme, nevojën për aranzhim infrastrukturor, pajisje teknike dhe ekipim kadrovik të AZGJ-së dhe, në këtë kontekst, u shpreh i hapur për bashkëpunim me komisarin në drejtim të sigurimit të ndihmës teknike dhe punës në projekte të përbashkëta të interesit të përbashkët.
Komisari Zanieri theksoi se, edhe krahas sfidave të dukshme me të cilat përballet AZGJ-ja për funksionimin e saj të tanishëm dhe arritjen e efikasitetit të plotë, vërehet vullnet i lartë te drejtori Sela dhe ekipi i tij për angazhim dhe realizim të përcaktimeve programore të planifikuara.
Njëherësh, theksoi se çelësi i ndërtimit të konceptit të një shoqërie për të gjithë qytetarët bazohet te arsimi dhe se është shtylla që do të mundësojë krijimin e shoqërisë shumëgjuhëshe dhe shumetnike të qytetarëve të barabartë, në plan afatgjatë.
Komisari Zanieri theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe komunikimin e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe ambasadorit Klement Koja me drejtorin Sela, si dhe theksoi dëshirën e tij për vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut të ndërsjellë me AZGJ-në në drejtim të realizimit të zotimeve të përbashkëta dhe sigurimit të ndihmës teknike për forcimin e kapaciteteve instituiconale të AZGJ-së.
Shkup, 1.10.2019
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2059,2056,2053,2050,2047,2044,2041"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email