Vendosje e bashkëpunimit me PLP-në Shkup dhe PThP-në Shkup
Mar 8, 2022
Në kuadër të agjendës intensive të punës së sotme, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela realizoi takim edhe në Prokurorinë e Lartë Publike, Shkup dhe me Prokurorinë Themelore Publike, Shkup, ku realizoi takim me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, z. Mustafa Hajrullahi dhe z. Gavril Bubevski. Në takim drejtori Sela theksoi se e rëndësisë parësore është zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e prokurorive publike të të gjitha niveleve dhe që AZGj-ja është e hapur për bashkëpunim, këmbim të mendimeve dhe konsultime profesionale. Njëherësh, theksoi se AZGj-ja përgatit botim që do ta përfshijë përdorimin e gjuhëve, me theks të veçantë sektorin gjyqësor dhe i njëjti planifikohet të promovohet së shpejti. Nga ana tjetër u konstatua se ka gjendje të pavolitshme me ekipimin e burimeve njerëzore për përkthim dhe lekturim të akteve zyrtare dhe në këtë pjesë u dakorduan aktivitete që duhet të merren që të tejkalohet gjendja e këtillë dhe të mundësohet funksionimi i pandërprerë i këtyre dy prokurorive. Shkup, 8.3.2022
Mar 4, 2022
Takim konsultues me drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr” Në kuadër të veprimeve mbështetëse që drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela realizon me drejtues të institucioneve të ndryshme, kësaj radhe u realizua një takim me drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr”, Ibrahim Deari. Me këtë rast, Sela dhe Deari diskutuan për çështjet që ndërlidhen me dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe zbatimin e tyre në institucionin që Deari drejton. Drejtori Sela konfirmoi edhe një herë që dyert e Agjencisë janë të hapura për të gjitha institucionet, e sidomos për të këtilla si Parku Nacional që është në ngritje e sipër. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7943"]
Takim bashkërendues me përfaqësues nga institucionet publike
Mar 3, 2022
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) priti sot të caktuarit e mbi njëqind institucioneve publike të cilët do të merren me promovimin dhe avancimin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky aktivitet bazohet në nenin 19 të këtij ligji që parasheh promovimin dhe ndërmarrjen e masave për avancimin e mëtutjeshëm të tij. Me këtë rast përfaqësuesit e institucioneve patën rastin të dëgjojnë drejtpërdrejt drejtorin e AZGJ-së, Ylber Selën, i cili bëri një prezantim të institucionit përkatës dhe të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Më tej, drejtori dha sqarime konkrete rreth kompetencave ligjore që ka Agjencia dhe mënyrën se si ndihmon institucionet shtetërore në përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare, në shkresat e ndryshme të tyre. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e institucioneve patën rastin të parashtrojnë pyetje të ndryshme rreth dilemave dhe sfidave me të cilat përballen gjatë punës së tyre zyrtare, ndërkaq drejtori u përgjigj për të gjitha këto në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme për të interesuarit. Pjesë e debatit ishin edhe disa aspekte terminologjike me të cilat përballen këta përfaqësues të cilët kanë të marrin përsipër promovimin dhe avancimin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Drejtori Sela kërkoi që të gjithë përfaqësuesit, kurdo që hasin në vështirësi të ndryshme, t’i drejtohen AZGJ-së për këshilla të cilat do t’u ndihmojnë të tejkalojnë çdo vështirësi të tyre. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7922,7925,7928,7931,7934"]
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Institutin e Mjekësisë së Punës
Mar 3, 2022
Në suaza të vizitave dhe takimeve me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, Ylber Sela e vizitoi edhe Institutin e Mjekësisë së Punës të RMV-së, ku u takua me drejtorin e këtij institucioni, Aziz Maksutin. Me këtë rast ata biseduan për përpjekjet dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore. Megjithëse ky institucion mund të merret si shembull i zbatimit të dygjuhësisë, drejtori Aziz Maksuti kërkoi ndihmën e AZGJ-së edhe për përkthimin dhe lekturimin e disa dokumenteve dhe shkresave të tjera të cilat duhet të bëhen në dy gjuhë. Lidhur me këtë, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u zotua se do ta mbështesë në çdo gjë që ka të bëjë me zbatimin e gjuhës shqipe në këtë institucion. Të dy homologët u zotuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin për sa i përket zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7910,7913"]
AZGJ-ja vendosi bashkëpunim ndërinstitucional me NP HRMV – Infrastrukturë
Mar 2, 2022
Pas vizitës së javës së kaluar Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA – Shkup, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, sot e vizitoi edhe Ndërmarrjen Publike të Infrastrukturës Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kishte vizitë pune me z. Hari Llokvenecin, drejtor i përgjithshëm i ndërmarrjes publike dhe me z. Nevzat Mamutin, ndihmësdrejtor për punë të përgjithshme. Vizita u realizua me nismë të drejtorit Sela, për shkak të këqyrjes së gjendjes rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e ndërmarrjes publike, si dhe shqyrtimit të mënyrave për bashkëpunim në interes të realizimit dhe zbatimit të shpejtë të detyrimeve ligjore. Drejtori Llokvenec e informoi drejtorin Sela rreth aktiviteteve të ndërmarra të deritanishme, përditësimit të planifikuar të faqes zyrtare të internetit të ndërmarrjes për shkak të qasjes tek informatat edhe në gjuhën shqipe, si dhe aktivitetet e planifikuara për përshtatjen gjuhësore të infrastrukturës hekurudhore në komunat ku së paku 20% të qytetarëve e flasin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, si dhe në Shkup. Njëkohësisht, theksoi se pret ndihmë profesionale nga AZGJ-ja në pjesën e terminologjisë gjuhësore dhe të lekturës. Drejtori Sela theksoi se ndërmarrja publike mund të presë nga AZGJ-ja mbështetje të plotë dhe që është e hapur për bashkëpunim në çdo kohë, në interes për qytetarët si shfrytëzues të transportit hekurudhor. Shkup, 1.3.2022
Takim ndërinstitucional me Klinikën Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve
Mar 2, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, vizitoi IShP Klinikën Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup. Ata u pritën nga drejtori i kësaj klinike, Elmedin Asani. Me këtë rast Sela e Asani biseduan për nivelin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion të shëndetit publik. Gjatë këtij takimi u konstatua se drejtori Asani ka ndërmarrë veprime konkrete dhe ka avancuar përdorimin e gjuhës shqipe në institucionin që ai drejton. Palët u zotuan për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional nëpërmjet ndihmës konkrete që drejtori Sela i ofroi këtij institucioni në përkthimin dhe lektorimin e materialeve të rëndësishme siç e parasheh Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7898,7901"]
Hekurudhat – Transport filluan bashkëpunimin me AZGJ-në
Mar 1, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA – Shkup ku u takua me z. Mubekir Palloshi, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shoqërisë Aksionare. Në këtë mbledhje u shqyrtua gjendja rreth zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e kësaj shoqërie aksionare. Drejtori Palloshi u falënderua për nismën e AZGJ-së për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mundësinë e shkëmbimit të drejtpërdrejtë të mendimeve për sqarimin e çështjeve të caktuara, që dalin nga zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Njëkohësisht, ai theksoi se është i padiskutueshëm respektimi i dispozitave ligjore dhe se shoqëria aksionare do të ndërmarrë aktivitete për përmbushjen e detyrimeve ligjore, për të cilat do të angazhohen plotësisht, me ndihmën edhe të AZGJ-së. Nga ana tjetër, drejtori Sela, ofroi mbështetje të plotë në fushën e konsultimeve profesionale, përkthim dhe lekturim të akteve të përgjithshme dhe formularëve të shoqërisë aksionare, si dhe dorëzoi një sërë botimesh të botuara nga AZGJ-ja. Shkup, 24.2.2022
AZGJ-ja nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës
Mar 1, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, prof. dr. Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij bëri një vizitë zyrtare në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, ku u prit nga rektori prof. dr. Dhimitri Bello me bashkëpunëtorët e tij, si dhe pedagogë të tjerë të Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë në suaza të këtij universiteti. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime e ide për bashkëpunim në fushën e gjuhës, si dhe për shumë çështje të tjera me interes të përbashkët. Me këtë rast, dy drejtuesit e këtyre institucioneve nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi e cila parasheh projekte të përbashkëta në fushën e gjuhësisë, pjesëmarrje në konferenca shkencore, mbështetje të ndërsjella për vepritmari të ndryshme gjatë bashkëpunimit etj. Para të pranishmëve, prezentimin e AZGJ-së që nga fillimi e deri më sot, e bëri këshilltari shtetëror i përkthimit në këtë institucion, Nebi Bilalli. Në suaza të kësaj vizite, po ashtu u prezentua edhe libri “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve”, të botuar nga AZGJ-ja, për të cilin foli ligjëruesi i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Jusuf Zejneli. Me këtë rast nga drejtuesit dhe pedagogët e këtij universiteti u shtruan edhe pyetje lidhur me disa probleme, si dhe u zhvillua një diskutim i frytshëm. Korçë, 23.2.2022
Profesorët e Katedrës së Gazetarisë të UP-së vizituan AZGJ-në
Feb 25, 2022
Një grup profesorësh të Katedrës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, të kryesuar nga shefi i kësaj katedre, Muhamed Jahiri e vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, të cilët i priti drejtori Ylber Sela. Me këtë rast ai i njoftoi ata lidhur me punën dhe angazhimin e përditshëm në aspektin e zbatimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, si dhe për shumë çështje të tjera përkatëse. Ndërkaq, për organizimin dhe strukturën e AZGJ-së që nga themelimi i saj e deri në momentin aktual, u foli këshilltari shtetëror i përkthimit në AZGJ, Nebi Bilalli. Shkup, 22.02.2022
AZGJ-ja shënoi Ditën e Gjuhës Amtare me ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë”
Feb 22, 2022
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, mbrëmë në Qendrën Multimediale “Stacioni i Vogël” në Shkup u hap ekspozita “Gjuha jonë sa e mirë”, të organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Në fillim, dy violinistet e talentuara, Dorina Selmani dhe Elsa Aziri, ekzekutuan këngën e mirënjohur “Rrjedh në këngë e ligjërime”. Pastaj të pranishmit i përshëndeti drejtori i AZGJ-së Ylber Sela i cili foli për rëndësinë e kësaj dite, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të AZGJ-së për zbatimin, mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e gjuhës shqipe në të gjitha format e mundshme. Po ashtu, me këtë rast pjesëmarrësit i përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës, Dorian Koçi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skënder Asani. Ndërkaq, fjalën e rastit për ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë” e mbajti historiania e artit, Amra Ismani e cila foli për përmbajtjen dhe domethënien e ekspozitës në fjalë. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="7741,7744,7747,7750,7753,7756,7759,7762,7765,7768"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email