Hekurudhat – Transport filluan bashkëpunimin me AZGJ-në

Mar 1, 2022

Hekurudhat – Transport filluan bashkëpunimin me AZGJ-në
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA – Shkup ku u takua me z. Mubekir Palloshi, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shoqërisë Aksionare. Në këtë mbledhje u shqyrtua gjendja rreth zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e kësaj shoqërie aksionare. Drejtori Palloshi u falënderua për nismën e AZGJ-së për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mundësinë e shkëmbimit të drejtpërdrejtë të mendimeve për sqarimin e çështjeve të caktuara, që dalin nga zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Njëkohësisht, ai theksoi se është i padiskutueshëm respektimi i dispozitave ligjore dhe se shoqëria aksionare do të ndërmarrë aktivitete për përmbushjen e detyrimeve ligjore, për të cilat do të angazhohen plotësisht, me ndihmën edhe të AZGJ-së. Nga ana tjetër, drejtori Sela, ofroi mbështetje të plotë në fushën e konsultimeve profesionale, përkthim dhe lekturim të akteve të përgjithshme dhe formularëve të shoqërisë aksionare, si dhe dorëzoi një sërë botimesh të botuara nga AZGJ-ja. Shkup, 24.2.2022  

You might also like

News

Projekti ndërkombëtar i miratuar i AZGJ-së

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar dhe vlefshmërinë e punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në nëntor të vitit 2022, Agjencia përgatiti një projekt që u aplikua në Qendrën Europiane për gjuhët moderne (ESML) në Grac, Austri, e cila është pjesë e Këshillit të Europës me seli në Strasburg, Francë, pas një thirrjeje ndërkombëtare të shpallur më parë.Pas vlerësimit të projektit, më 20 shkurt të vitit 2023, AZGJ-ja mori njoftim zyrtar se po i njëjti ishte miratuar.Projekti i referohet mbështetjes në trajnim dhe ndihmës së ekspertëve brenda modulit të Edukimit shumëgjuhësh dhe do t’i përfshijë të punësuarit e AZGJ-së të cilët do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të punuar në një mjedis shumëgjuhësh. Emri i plotë i modulit brenda të të cilit do të zbatohet projekti Arsimi plurilingual – Qasje pluraliste ndaj gjuhëve dhe kulturave. Një vegël didaktike për arsimin e integruar plurilingual dhe ndërkulturor – FREPA (Plurilingual education – Pluralistic approaches to languages and cultures. A didactic tool for integrated plurilingual and intercultural education (FREPA)).Gjatë muajit maj të vitit 2023, dr. Andrea Young, profesor i rregullt në Fakultetin e Arsimit dhe të Mësimit të Përhershëm në Universitetin e Strasburgut, do të qëndrojë në selinë e AZGJ-së në Shkup, i cili do të jetë ekspert i projektit i punësuar nga grantdhënësi, në bashkëpunim me koordinatorin e modulit profesor Michel Candelier, ndërsa nga ana e AZGJ-së është përgatitur dhe me atë aplikoi Llazo Matovski nga ekipi i AZGJ-së.Realizimi i projektit vërteton bashkëpunimin e suksesshëm të AZGJ-së me Qendrën Europiane për gjuhët moderne, i cili u krijua me vizitën е qendrës nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, në muajin maj të vitit 2022.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk