Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Institutin e Mjekësisë së Punës

Mar 3, 2022

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Institutin e Mjekësisë së Punës
Në suaza të vizitave dhe takimeve me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, Ylber Sela e vizitoi edhe Institutin e Mjekësisë së Punës të RMV-së, ku u takua me drejtorin e këtij institucioni, Aziz Maksutin. Me këtë rast ata biseduan për përpjekjet dhe sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet shtetërore.
Megjithëse ky institucion mund të merret si shembull i zbatimit të dygjuhësisë, drejtori Aziz Maksuti kërkoi ndihmën e AZGJ-së edhe për përkthimin dhe lekturimin e disa dokumenteve dhe shkresave të tjera të cilat duhet të bëhen në dy gjuhë.
Lidhur me këtë, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u zotua se do ta mbështesë në çdo gjë që ka të bëjë me zbatimin e gjuhës shqipe në këtë institucion.
Të dy homologët u zotuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin për sa i përket zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7910,7913"]

You might also like

News

Projekti ndërkombëtar i miratuar i AZGJ-së

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar dhe vlefshmërinë e punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në nëntor të vitit 2022, Agjencia përgatiti një projekt që u aplikua në Qendrën Europiane për gjuhët moderne (ESML) në Grac, Austri, e cila është pjesë e Këshillit të Europës me seli në Strasburg, Francë, pas një thirrjeje ndërkombëtare të shpallur më parë.Pas vlerësimit të projektit, më 20 shkurt të vitit 2023, AZGJ-ja mori njoftim zyrtar se po i njëjti ishte miratuar.Projekti i referohet mbështetjes në trajnim dhe ndihmës së ekspertëve brenda modulit të Edukimit shumëgjuhësh dhe do t’i përfshijë të punësuarit e AZGJ-së të cilët do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të punuar në një mjedis shumëgjuhësh. Emri i plotë i modulit brenda të të cilit do të zbatohet projekti Arsimi plurilingual – Qasje pluraliste ndaj gjuhëve dhe kulturave. Një vegël didaktike për arsimin e integruar plurilingual dhe ndërkulturor – FREPA (Plurilingual education – Pluralistic approaches to languages and cultures. A didactic tool for integrated plurilingual and intercultural education (FREPA)).Gjatë muajit maj të vitit 2023, dr. Andrea Young, profesor i rregullt në Fakultetin e Arsimit dhe të Mësimit të Përhershëm në Universitetin e Strasburgut, do të qëndrojë në selinë e AZGJ-së në Shkup, i cili do të jetë ekspert i projektit i punësuar nga grantdhënësi, në bashkëpunim me koordinatorin e modulit profesor Michel Candelier, ndërsa nga ana e AZGJ-së është përgatitur dhe me atë aplikoi Llazo Matovski nga ekipi i AZGJ-së.Realizimi i projektit vërteton bashkëpunimin e suksesshëm të AZGJ-së me Qendrën Europiane për gjuhët moderne, i cili u krijua me vizitën е qendrës nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, në muajin maj të vitit 2022.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk