Post image
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u promovua libri “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”

Jan 20, 2022

Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar ndërmjet Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, po bëhet gjithnjë e më i frytshëm. Këtë e dëshmon edhe promovimi i librit “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019” të autorëve Ylber Sela, Jeton Shasivari, Argëtim Saliu, Jusuf Zejneli, Valbona Hajredini dhe Llazo Matovski, botim ky i AZGJ-së që doli kohë më parë. Ky aktivitet u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm punonjësish shkencorë, profesorësh universitarë, intelektualësh të shumtë, përfaqësues të medieve, studentë etj. Në fillim të pranishmit i përshëndetën Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, dhe Arsim Sinani, drejtor i Institutit të Studimeve Sociale e Humanistike të Universitetit të Prishtinës. Pastaj drejtori Ylber Sela foli për Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, duke dhënë një pasqyrë përmbledhëse për këtë institucion që nga themelimi i tij e deri më sot. Ndërkaq, për përmbajtjen, rëndësinë dhe vlerat shkencore të librit në fjalë folën Jusuf Zejneli, profesor në Universitetit e Tetovës, Jeton Shasivari, profesor në Universitetin e Europës Juglindore, dhe Naim Berisha, shef i Degës së Gjuhësisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="7557,7560,7563,7566,7569,7572,7575,7578"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk