Post image
FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së, YLBER SELA NË PROMOVIMIN E VEPRIMTARISË SHKENCORE TË BEGZAT BALIUT

Dec 10, 2021

Të nderuar të pranishëm!Më lejoni të shpreh kënaqësinë time për këtë aktivitet që ka të bëjë me promovimin e veprimtarisë së studiuesit Begzat Baliu, veçmas të fjalorit në veprën e Ymer Elshanit, aktivitet ky që po zhvillohet në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, e cila gjithnjë e më tepër po bëhet institucion i pranueshëm nga të gjitha qarqet shkencore e kulturore anekënd hapësirës shqiptare.Pa dyshim, AZGJ-ja gjithmonë i ka hapur dyert për takime e ngjarje të këtilla, të cilat e promovojnë shkencën dhe kulturën shqiptare, sidomos studimet që paraqesin kontribut të rëndësishëm për gjuhësinë tonë. Neve na lidh gjuha shqipe si detyrim kombëtar, prandaj ndjejmë kënaqësi kur gjithsecili prej nesh jep kontribut në këtë fushë.Detyra e AZGJ-së është të ndihmojë çdo aktivitet që ka të bëjë me gjuhën shqipe, prandaj edhe për sa u përket veprave të mikut tonë, Begazat Baliu, ne jemi të gatshëm të jemi bartës të promovimit dhe afirmimit të tyre.Pa dashur që ta zgjas më tepër, uroj që ky aktivitet të shërbejë si një ndërgjegjësim dhe sugjerim për të gjithë ata që merren me problemet e gjuhës shqipe, që ta kthejmë vëmendjen nga këto vepra të cilat janë pjesë e shkencës dhe e kulturës sonë, për ta ndërtuar dhe plotësuar vizionin ndaj gjuhës shqipe.Ju faleminderit![gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="7307,7310,7313"]

Post image
Zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve – tema e takimit me Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve

Nov 29, 2021

Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së sot e vizitoi drejtori i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, z. Fatmir Iseni, i cili u mirëprit nga kolegu i tij, drejtori Ylber Sela. Tema e bisedës së takimit të punës ishte zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe vështrimi i gjendjes në raport me zbatimin e deritanishëm të saj. Drejtori Sela u njoh me vijimin e përgatitjeve të Inspektoratit në pjesën e licencimit të inspektorëve, të cilët do të kryejnë mbikëqyrje dhe monitorim inspektues lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në nivel institucional, njëkohësisht i ofroi edhe mbështetje drejtorit Iseni në pjesën e fillimit të aktiviteteve në terren për përcaktimin e gjendjes faktike lidhur me zbatimin e tërësishëm dhe konsekuent të aktvendimit ligjor, nëpërmjet zbatimit joselektiv të instrumenteve të mbikëqyrjes inspektuese. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi mes AZGJ-së dhe Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve është në një nivel të lartë dhe se interesi i përbashkët është sigurimi i mundësive të njëjta të qytetarëve gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, me respektimin e ligjit në aspektin e realizimit të përpjekjeve qeveritare për krijimin e një shoqërie për të gjithë qytetarët. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7206,7209"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk