AZGJ-ja shënoi Ditën e Gjuhës Amtare me ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë”

Feb 22, 2022

AZGJ-ja shënoi Ditën e Gjuhës Amtare me ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, mbrëmë në Qendrën Multimediale “Stacioni i Vogël” në Shkup u hap ekspozita “Gjuha jonë sa e mirë”, të organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës.
Në fillim, dy violinistet e talentuara, Dorina Selmani dhe Elsa Aziri, ekzekutuan këngën e mirënjohur “Rrjedh në këngë e ligjërime”. Pastaj të pranishmit i përshëndeti drejtori i AZGJ-së Ylber Sela i cili foli për rëndësinë e kësaj dite, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të AZGJ-së për zbatimin, mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e gjuhës shqipe në të gjitha format e mundshme.
Po ashtu, me këtë rast pjesëmarrësit i përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës, Dorian Koçi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skënder Asani.
Ndërkaq, fjalën e rastit për ekspozitën “Gjuha jonë sa e mirë” e mbajti historiania e artit, Amra Ismani e cila foli për përmbajtjen dhe domethënien e ekspozitës në fjalë.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="7741,7744,7747,7750,7753,7756,7759,7762,7765,7768"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk