Post image
Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Jun 14, 2021

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, z. Ylber Sela priti sot prof. dr. Valter Memishën, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike), si dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm të Gjuhës dhe të Letërsisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, i cili, ditëve në vijim, është njëri nga ligjëruesit në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të administratës shtetërore. Gjatë takimit të përzemërt, drejtori Sela dhe prof. dr. Valter Memisha folën për shumë probleme të gjuhësisë dhe të përdorimit të gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, në të gjitha fushat, mes tjerash edhe në administratën shtetërore. Me këtë rast, mysafiri nga Tirana i dhuroi Agjencisë botimet leksikografike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të viteve të fundit: Fjalorin e gjuhës shqipe, 2006, me 48.000 fjalë, me 5000 njësi frazeologjike dhe 120.000 kuptime; Fjalorin e gjuhës shqipe, 2020, me 35.000 fjalë dhe 3000 njësi frazeologjike, një vepër që i kushtohet së shumti ligjërimit të shkollarëve të sistemit parauniversitar, por edhe ligjërimit studentor; Fjalorin e gjuhës shqipe të Aleksandër Xhuvanit, një vepër e përgatitur nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, në bazë të fjalëve dhe të kuptimeve që kishte mbledhur dhe regjistruar profesor Xhuvani gjatë jetës së tij, por që nuk mundi t’i përpunonte leksikografsht dhe të hartonte një fjalor. Vepra ka 17.000 fjalë dhe 1500 njësi frazeologjike. Po kështu, prof. dr. Memisha i dhuroi Agjencisë edhe Gramatikën historike të gjuhës shqipe të akademikut Kolec Topalli, e cila ecën në linjën e Gramatikës historike, të hartuar nga akademiku Shaban Demiraj, por që sjell dhe prurje të reja që e pasurojnë këndvështrimin shkencor, si dhe risi në studimet e strukturës gramatikore të shqipes në zhvillimin e saj historik. Dhuratë me vlerë janë edhe veprat e akademikut Jani Thomai, “Studime për gjuhën shqipe”, në pesë vëllime, ku janë përfshirë artikuj studimorë që i përkasin leksikologjisë, semantikës leksikore, leksikografisë, dialektologjisë, kulturës së gjuhës etj. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6002,5999,6005"]

Post image
Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Jun 14, 2021

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, z. Ylber Sela priti sot prof. dr. Valter Memishën, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike), si dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm të Gjuhës dhe të Letërsisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, i cili, ditëve në vijim, është njëri nga ligjëruesit në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të administratës shtetërore. Gjatë takimit të përzemërt, drejtori Sela dhe prof. dr. Valter Memisha folën për shumë probleme të gjuhësisë dhe të përdorimit të gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, në të gjitha fushat, mes tjerash edhe në administratën shtetërore. Me këtë rast, mysafiri nga Tirana i dhuroi Agjencisë botimet leksikografike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të viteve të fundit: Fjalorin e gjuhës shqipe, 2006, me 48.000 fjalë, me 5000 njësi frazeologjike dhe 120.000 kuptime; Fjalorin e gjuhës shqipe, 2020, me 35.000 fjalë dhe 3000 njësi frazeologjike, një vepër që i kushtohet së shumti ligjërimit të shkollarëve të sistemit parauniversitar, por edhe ligjërimit studentor; Fjalorin e gjuhës shqipe të Aleksandër Xhuvanit, një vepër e përgatitur nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, në bazë të fjalëve dhe të kuptimeve që kishte mbledhur dhe regjistruar profesor Xhuvani gjatë jetës së tij, por që nuk mundi t’i përpunonte leksikografsht dhe të hartonte një fjalor. Vepra ka 17.000 fjalë dhe 1500 njësi frazeologjike. Po kështu, prof. dr. Memisha i dhuroi Agjencisë edhe Gramatikën historike të gjuhës shqipe të akademikut Kolec Topalli, e cila ecën në linjën e Gramatikës historike, të hartuar nga akademiku Shaban Demiraj, por që sjell dhe prurje të reja që e pasurojnë këndvështrimin shkencor, si dhe risi në studimet e strukturës gramatikore të shqipes në zhvillimin e saj historik. Dhuratë me vlerë janë edhe veprat e akademikut Jani Thomai, “Studime për gjuhën shqipe”, në pesë vëllime, ku janë përfshirë artikuj studimorë që i përkasin leksikologjisë, semantikës leksikore, leksikografisë, dialektologjisë, kulturës së gjuhës etj. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5906,5909,5912"]

Post image
Fjalë rasti e drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela në promovimin e dy librave të Ramiz Abdylit

Jun 10, 2021

Të nderuar miq!10 Qershori ose Dita e Lidhjes së Prizrenit, pa dyshim, është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Prandaj është e kuptueshme se edhe shënimi i saj medoemos paraqet një detyrim kombëtar për faktin se duhet të jemi mirënjohës ndaj atyre që i hodhën themelet e shtetit, kombit dhe gjuhës, të përulemi para sakrificës së tyre për ideale të shtrenjta kombëtare dhe, veçanërisht, ta vazhdojmë rrugën e tyre në aspektin ndihmesës kombëtare në të gjitha format e mundshme.Po ashtu, edhe dy librat që i promovojmë sot, “Shkupi në Lidhjen e Prizrenit” dhe “Veprimtaria e Klubit të Shkupit” të autorit Ramiz Abdyli, janë një formë e veçantë për ta shënuar këtë datë. Me anë të tyre hidhet dritë e mjaftueshme për të kuptuar qartë se shqiptarët e kësaj qendre, siç ishte Shkupi, nuk qëndruan fare indiferentë ndaj ngjarjeve të kohës, por u bënë pjesë aktive e tyre duke dhënë kontributin kombëtar, politik, shoqëror, kulturor, arsimor etj. Duke qenë se ne, brezat e sotëm që jetojmë dhe veprojmë në Shkup, jemi një vazhdimësi e kësaj kauze, aq më tepër na bën të ndihemi krenarë.Në këtë kontekst dua të theksoj se Lidhja e Prizrenit ishte organizata më largpamëse dhe më strategjike shqiptare e cila e ndërtoi vetëdijen mbarëkëmbëtare për shtetin, kombin dhe gjuhën. Në përputhje me këtë frymë, edhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, të cilën më ra fati që ta udhëheq unë, vazhdon të punojë me përkushtim që gjuha shqipe të zbatohet në institucionet shtetërore, duke përmbushur amanetin e pararendësve tanë që vepruan në kuadër të Lidhjes së Prizrenit. Pa ruajtjen dhe pa kultivimin e gjuhës shqipe, nuk do të kemi as komb. Prandaj do të bëjmë çmos që ta vazhdojmë misionin tonë me ndërgjegje e përgjegjësi të plotë.Uroj që librat e këtillë të shërbejnë si një dritë udhëzuese për brezat e sotëm, për të kuptuar dhe për të punuar për kauzën kombëtare.Ju faleminderit![gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5891,5894,5897"]

Post image
Ligjërata të profesorëve Mustafa Ibrahimi dhe Qemal Murati

Jun 9, 2021

Institucion si AZGJ-ja do të duhej të kishin edhe Kosova edhe Shqipëria Profesorët Mustafa Ibrahimi me temën “Përkthimi i teksteve të veçanta sociologjike dhe kulturore” dhe Qemal Murati me temën “Përkthimi i teksteve për artet dhe shkencat humane”, janë ligjëruesit e radhës në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të administratës shtetërore që organizohet nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës. “Tema që trajtoj ka një rëndësi të veçantë për përkthyesit, sepse dukuritë sociolinguistike janë mjaft të pranishme në çdo tekst. Sociolinguistika, që paraqet raportin e gjuhës me shoqërinë ose anasjelltas, është mjaft aktuale në komunikim dhe shkrim” thotë prof. dr. Mustafa Ibrahimi, i cili shton se gjatë ligjëratave trajtohen edhe disa nëntema si globalizmi përballë gjuhëve, shtresimet e gjuhëve, planifikimi i gjuhëve si dhe kriteret për mbrojtjen e gjuhës standarde. Si çështje përkthimi u përmendën perifrazat, përkthimet e toponimeve binjake, përkthimet e zhargoneve dhe blendeve etj. Ai e përshëndet iniciativën e agjencisë, për të organizuar këto trajnime, të cilat i konsideron si shumë të qëlluara, sepse kanë një rëndësi të veçantë për profesionalizimin në fusha të ndryshme dhe këto duhet të vazhdojnë. “Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, për një kohë shumë të shkurtër arriti të strukturohet dhe të bëjë hartimin e planifikimit për veprimin profesional në mbrojtjen e gjuhës shqipe nëpër institucione dhe përkthimin cilësor të teksteve” thotë në fund prof. dr. Mustafa Ibrahimi. “Është për t’u përshëndetur aktiviteti që zhvillon kjo agjenci me trajnimet për lektorë e përkthyes me një intenstitet të konsiderueshëm, për çka ka interesim nga punonjës në institucione të ndryshme, që të marrin dije dhe ta perfeksionojnë edhe më shumë gjuhën, në mënyrë që tekstet të dalin me sa më pak gabime” thotë prof. dr. Qemal Murati. Ai shton se “Sigurisht që nuk mund të pretendojmë që të kemi tekste pa gabime, sepse kjo është e paarritshme. Edhe unë në bashkëbisedim me ta, si pedagog ose si referues i disa problematikave, i shtrojmë disa probleme që t’i zgjidhim shkallë - shkallë, sepse nuk mundet me një të rënë të lapsit. “Gjuha është kulturë, por dhe çkulturë, gjuha të jep identitet nacional, kulturor dhe qytetërimor. Nëse e flasim gjuhën, kemi identitet qytetërimor, por nëse e flasim gjuhën përplot gabime siç e kemi në gjendjen e sotme, atëherë ky është një element që na degradon. Sot kemi një gjuhë standarde, por në praktikë, në medie, mund të themi se e kemi përtokë, prandaj dhe duhet të krijohen institucione për mirëmbajtjen e standardit të saj. Një rol të tillë, fatmirësisht, e ka marrë Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, krijuar para disa vitesh, e udhëhequr nga drejtori me kontribute të shquara, Ylber Sela” thotë prof. dr. Qemal Murati, duke theksuar se një agjenci të tillë do të duhej ta kishim edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Trajnimi i organizuar nga AZGJ-ja tashmë ka hyrë në javën e pestë dhe në të janë përfshirë mbi 60 të punësuar nga institucione të ndryshme dhe do të përfundojë në javën e parë të korrikut. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5876,5879,5882"]

Post image
Ligjërata të prof. dr. Xhelal Zejnelit për teknologjitë e përkthimit

Jun 1, 2021

Në javën e katërt të trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve të sektorit publik, organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, u inkuadrua edhe prof. dr. Xhelal Zejneli, me ligjëratat e tij për teknologjitë e përkthimit. ”Përkthimi është një fushë specifike, e përmban mjeshtërinë dhe artin e vet, është veprimtari profesionale të cilën mund ta ushtrojnë vetëm personat me përgatitje universitare përkatëse.”, - thotë prof.dr. Xhelal Zejneli, në njërën nga pushimet e ligjëratave. “Në temën e trajtuar për teknologjinë e përkthimit, kandidatët u njoftuan me të gjitha problemet dhe vështirësitë, me të cilat mund të ballafaqohet një përkthyes gjatë ushtrimit të profesionit të vet. Është një punë tejet komplekse, që nënkupton përgjegjësi të madhe profesionale dhe morale, që kërkon edhe njohuri fushash të ndryshme”, nënvizon ai. Ai përshëndet këtë aktivitet të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, si një ndërmarrje të shkëlqyer që do të rezultojë me rritjen e cilësisë së përkthimit, që do të sensibilizojë opinionin dhe institucionet e shtetit për domosdoshmërinë e zbatimit të shqipes si gjuhë zyrtare në këtë vend. “Mendoj se kjo praktikë e trajnimit nuk duhet të ndërpritet, por duhet të vazhdojë edhe në faza të tjera, gjithmonë në funksion të krijimit të një kuadri sa më profesional”, tha ai, duke nënvizuar edhe punën e deritashme të AZGJ-së. “Drejtorit të AZGJ-së, profesor Ylber Selës, i dëshiroj sukses në punë edhe në aktivitetet e ardhshme. Ai, që në ditën e parë të ardhjes në këtë detyrë të përgjegjshme, ka bërë çmos që ta çojë para punën e kësaj agjencie, gjithmonë në funksion të jetësimit të shqipes si gjuhë zyrtare në vendin tonë” - tha midis tjerash prof. dr. Xhelal Zejneli. Profesor Xhelal Zejneli, pos njohurive të një linguisti, ka edhe përvojën e përkthyesit, të fituar në institucione të ndryshme shtetërore para më shumë se tri dekadash, që është e çmueshme për pjesëmarrësit në këto trajnime. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5834,5837,5840"]

Post image
Java e dytë e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve që organizon AZGJ-ja

May 17, 2021

Ligjërata të profesorëve Asllan Hamiti dhe Ismet Osmani Me ligjëratat e profesorëve të gjuhës, Prof. dr. Asllan Hamiti dhe Prof. dr. Ismet Osmani, sot ka filluar java e dytë e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve të sektorit publik, të ndarë në gjashtë grupe. Prof. dr. Asllan Hamiti, profesor i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “Cirili dhe Metodi”, sot dhe në ditët në vijim, me pjesëmarrësit e trajnimit trajton rasat dhe frazeologjizmat në gjuhën shqipe dhe format e barasvlershme në gjuhën maqedonase. “Ky trajnim, si çdo lloj trajnimi tjetër, është mjaft i dobishëm. Në të, përkthyesit e institucioneve të ndryshme, takohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, këmbejnë përvoja të ndërsjella. Por, nga ana tjetër, në këtë trajnim ligjërojnë profesorë eminentë në fusha të ndryshme të gjuhësisë, të cilët me njohuritë e tyre të thella teorike, u ndihmojnë pjesëmarrësve që t’i zgjidhin problemet praktike”, shprehet ai. “Temë boshtе që trajtuam sot dhe do të trajtojmë në ditët në vijim me të gjitha grupet, është gramatika krahasuese midis shqipes dhe maqedonishtes dhe vëmendje të posaçme do t’u kushtojmë formave rasore të shqipes dhe barasvlerësve të tyre me maqedonishten. Po kështu, me rëndësi janë edhe frazeologjimat në të dyja gjuhët, sepse kanë specifikat e tyre”, shprehet ai, duke përfunduar se “Këto dy tema janë tepër të rëndësishme për punën e përkthyesve, sepse përbëjnë problemin kryesor në përkthim”. Prof. dr. Ismet Osmani, që po ashtu është profesor i katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “Cirili dhe Metodi”, në ligjëratat e tij do të trajtojë çështjen e terminologjisë, me të cilën ballafaqohen çdo ditë përkthyesit dhe lektorët. “Temat që do t’i trajtoj janë nga fusha e ligjërimit të specializuar-terminologjia profesionale. Terminologjia përbën një nga nënsistemet e rëndësishme leksikore, që mendoj se gjatë trajtimit do të përpiqemi t’i gjejmë barasvlerësit në gjuhën shqipe, për të shmangur huazimet (vërshimet) e panevojshme nga gjuhët e huaja”, thotë Prof. dr. Ismet Osmani. Ai mendon se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës bën një detyrë të madhe në avancimin e njohurive dhe shkathtësive të përkthyesve, të punësuar në institucionet e shtetit, në procesin shumë të rëndësishëm të përkthimit gjatë zbatimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. “Mendoj se ky trajnim do t’ua lehtësojë punën dhe mbi të gjitha do t’i motivojë përkthyesit dhe lektorët për të qenë më kreativë në fushën e përkthimit”, nënvizoi prof. I. Osmani. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5788,5791,5794"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk