Gjuha shqipe do të zbatohet edhe në shëndetësi
Mar 9, 2022

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, realizoi një takim pune me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali.
Me këtë rast, drejtori Sela ofroi mbështetjen e plotë të AZGj-së për të përkthyer dhe për të lektoruar të gjithë formularët të cilët përdoren nga kjo ministri dhe gjenerohen nga softuerët e ndryshëm.
Nga ana tjetër, edhe ministri Sali mirëpriti mbështetjen e ofruar nga drejtori Sela dhe u zotua se do të ndërmerren hapa konkret në drejtim të zbatimit të dispozitave që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.
Shëndetësia është një nga sferat ku zbatimi i këtij ligji ka ngecur, andaj ky takim do të shërbejë si shtytje në drejtimin e duhur.
Shkup, 8.3.2022


You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email