Për të dytin vit me radhë AZGJ-ja mban trajnimin e administratorëve publik

Mar 16, 2022

Për të dytin vit me radhë AZGJ-ja mban trajnimin e administratorëve publik
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nga dita e hënë do të fillojë me trajnimin e rreth 80 përkthyesve dhe lektorëve të institucioneve të ndryshme të administratës. Drejtori i Agjencisë, Ylber Sela dhe koordinatorja e këtij trajnimi Shpresa Zeqiri Ibrahimi pritën kandidatët për t’u njohur nga afër me ta dhe me rrjedhën e këtij trajnimi.
Me këtë rast drejtori Sela theksoi nevojën e rregullshmërisë në ndjekjen e këtij trajnimi, duke pasur parasysh problemet e shpeshta që hasin në dokumentet e ndryshme gjatë përdorimit të gjuhëve, veçanërisht të terminologjisë, prej nga lind edhe nevoja për harmonizim të saj me gjuhën që përdoret në administratë. Qëllimi i këtij trajnimi, tha Sela, është përshtatur sipas nevojave të përkthyesve dhe të lektorëve të të gjithë institucioneve, të organeve të administratës, së pari të ministrive, të ndërmarrjeve publike dhe të gjykatave, për çka janë angazhuar profesorët më të shquar nga Maqedonia е Veriut, Kosova dhe Shqipëria.
Shpresa Zeqiri Ibrahimi, koordinatorja e këtij trajnimi, kumtoi se trajnimet do të mbahen në 6 grupe me nga 15 kandidatë, ku do të trajtohen tema të ndryshme nga fusha e përkthimit, si një ndihmesë praktike në zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, në ruajtjen, promovimin dhe mbrojtjen e gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në RMV.
Drejtori Sela kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit, kurdo që hasin në vështirësi të ndryshme, t’i drejtohen AZGJ-së për këshilla të cilat do t’u ndihmojnë për të tejkaluar çdo vështirësi të tyre.
Shkup, 10.3.2022
 

You might also like

News

Projekti ndërkombëtar i miratuar i AZGJ-së

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar dhe vlefshmërinë e punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në nëntor të vitit 2022, Agjencia përgatiti një projekt që u aplikua në Qendrën Europiane për gjuhët moderne (ESML) në Grac, Austri, e cila është pjesë e Këshillit të Europës me seli në Strasburg, Francë, pas një thirrjeje ndërkombëtare të shpallur më parë.Pas vlerësimit të projektit, më 20 shkurt të vitit 2023, AZGJ-ja mori njoftim zyrtar se po i njëjti ishte miratuar.Projekti i referohet mbështetjes në trajnim dhe ndihmës së ekspertëve brenda modulit të Edukimit shumëgjuhësh dhe do t’i përfshijë të punësuarit e AZGJ-së të cilët do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të punuar në një mjedis shumëgjuhësh. Emri i plotë i modulit brenda të të cilit do të zbatohet projekti Arsimi plurilingual – Qasje pluraliste ndaj gjuhëve dhe kulturave. Një vegël didaktike për arsimin e integruar plurilingual dhe ndërkulturor – FREPA (Plurilingual education – Pluralistic approaches to languages and cultures. A didactic tool for integrated plurilingual and intercultural education (FREPA)).Gjatë muajit maj të vitit 2023, dr. Andrea Young, profesor i rregullt në Fakultetin e Arsimit dhe të Mësimit të Përhershëm në Universitetin e Strasburgut, do të qëndrojë në selinë e AZGJ-së në Shkup, i cili do të jetë ekspert i projektit i punësuar nga grantdhënësi, në bashkëpunim me koordinatorin e modulit profesor Michel Candelier, ndërsa nga ana e AZGJ-së është përgatitur dhe me atë aplikoi Llazo Matovski nga ekipi i AZGJ-së.Realizimi i projektit vërteton bashkëpunimin e suksesshëm të AZGJ-së me Qendrën Europiane për gjuhët moderne, i cili u krijua me vizitën е qendrës nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, në muajin maj të vitit 2022.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk