Filloi trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të administratës publike

Mar 16, 2022

Filloi trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të administratës publike
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) filloi trajnimi i dy grupeve të para të përkthyesve dhe të lektorëve të Administratës Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).
Në këtë cikël të dytë me radhë marrin pjesë rreth nëntëdhjetë nëpunës të institucioneve të ndryshme, të ndarë në gjashtë grupe.
Trajnimin e hapi drejtori i AZGj-së, Ylber Sela i cili kërkoi nga administratorët që të jenë të vëmendshëm dhe të mundohem të përfitojnë sa më shumë.
Ligjëruesit e parë janë Xhevat Lloshi i cili ka përgatitur modulin e stilistikës të përshtatur sipas nevojës së administratës publike dhe Rami Memushaj i cili ka përgatitur modulin e semantikës, gjithashtu të përshtatur sipas nevojës së administratës publike.
Shkup, 14.3.2021
 

You might also like

News

Projekti ndërkombëtar i miratuar i AZGJ-së

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar dhe vlefshmërinë e punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në nëntor të vitit 2022, Agjencia përgatiti një projekt që u aplikua në Qendrën Europiane për gjuhët moderne (ESML) në Grac, Austri, e cila është pjesë e Këshillit të Europës me seli në Strasburg, Francë, pas një thirrjeje ndërkombëtare të shpallur më parë.Pas vlerësimit të projektit, më 20 shkurt të vitit 2023, AZGJ-ja mori njoftim zyrtar se po i njëjti ishte miratuar.Projekti i referohet mbështetjes në trajnim dhe ndihmës së ekspertëve brenda modulit të Edukimit shumëgjuhësh dhe do t’i përfshijë të punësuarit e AZGJ-së të cilët do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të punuar në një mjedis shumëgjuhësh. Emri i plotë i modulit brenda të të cilit do të zbatohet projekti Arsimi plurilingual – Qasje pluraliste ndaj gjuhëve dhe kulturave. Një vegël didaktike për arsimin e integruar plurilingual dhe ndërkulturor – FREPA (Plurilingual education – Pluralistic approaches to languages and cultures. A didactic tool for integrated plurilingual and intercultural education (FREPA)).Gjatë muajit maj të vitit 2023, dr. Andrea Young, profesor i rregullt në Fakultetin e Arsimit dhe të Mësimit të Përhershëm në Universitetin e Strasburgut, do të qëndrojë në selinë e AZGJ-së në Shkup, i cili do të jetë ekspert i projektit i punësuar nga grantdhënësi, në bashkëpunim me koordinatorin e modulit profesor Michel Candelier, ndërsa nga ana e AZGJ-së është përgatitur dhe me atë aplikoi Llazo Matovski nga ekipi i AZGJ-së.Realizimi i projektit vërteton bashkëpunimin e suksesshëm të AZGJ-së me Qendrën Europiane për gjuhët moderne, i cili u krijua me vizitën е qendrës nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, në muajin maj të vitit 2022.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk