
Përfaqësues të shoqatave shqiptare në Itali vizituan AZGj-në
Aug 12, 2022
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj) qëndruan Nehat Marku, sekretar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali dhe Abdulla Salihi, kryetar i shoqatës “Rilindja” në L’Aquila të Italisë.Ata u pritën nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili i përgëzoi për kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës e të identitetit kombëtar.Me këtë rast, Sela i informoi për punën dhe kompetencat e AZGj-së, ndërkaq u dhuroi botimet e Agjencisë.

Veprimtari Vaxhid Sejdiu vizitoi AZGj-në
Aug 10, 2022
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj) qëndroi Vaxhid Sejdiu, veprimtar i arsimit shqip në Zvicër, i cili u prit nga drejtori Ylber Sela.Si kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë dhe koordinator i “Shkollës shqipe” në Zvicër ai është njëri ndër aktivistët më të mëdhenj të hapjes së shkollave shqipe në Zvicër.Duke e vlerësuar lart punën e tij arsimore e kombëtare, Sejdiu e Sela biseduan për kontributin që jep mërgata jonë edhe për proceset dhe zhvillimet për avancimin dhe barazinë politike, ekonomike, kulturore etj., të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Drejtori Sela e njoftoi edhe rreth themelimit, punës, dhe aktiviteteve të Agjencisë, për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe për sfidat e zbatueshmërisë së dygjuhësisë në shtet.

Vizitë pune në IN “Muzeu Memorial i Nënë Terezës” – Shkup
Aug 9, 2022
Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela vizitoi Institucionin Nacional “Muzeu Memorial i Nënë Terezës” – Shkup, ku u takua me z. Naser Curi, drejtor i institucionit.Sela e falënderoi kolegun e tij Curi për mikpritjen dhe i ofroi mbështetje rreth zbatimit të detyrimeve të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion, duke i dhënë botime të AZGj-së.Drejtori Curi e njoftoi bashkëbiseduesin e tij me aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara të institucionit.Gjithashtu theksoi edhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim me AZGj-në në temat që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe në këtë institucion kulturor të një rëndësie të veçantë, veprimtaria e të cilit është e lidhur me mbrojtjen, hulumtimin, mirëmbajtjen, përdorimin dhe prezantimin e lëndëve të muzeut të lidhura me jetën, veprën dhe misionin e Nënë Terezës.

Bashkëpunim ndërinstitucional me BPRMV-në
Jul 20, 2022
Një ekip i Agjencisë së Zbatimit të gjuhës të RMV-së (AZGj) i udhëhequr nga drejtori, Ylber Sela, vizitoi Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV), i cili u prit nga ekipi i kësaj banke, i udhëhequr nga guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska. Fillimisht, ekipi i AZGJ-së vizitoi Muzeun e BPRMV-së, me ç’rast u njoh me artefaktet e ndryshme të cilat janë përdorur në kartëmonedhën vendore – denarin. Në pas, të dy ekipet mbajtën një takim të përbashkët, ndërkaq temë diskutimi ishte zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhës. Guvernatorja Bezhoska njoftoi për vështirësitë që hasin gjatë përkthimit dhe redaktimit të materialeve të ndryshme të cilat i përpilon BPRMV-ja, por që mundohen të përmbushin çdo detyrim ligjor. Nga ana tjetër, drejtori Sela ofroi mbështetjen e AZGj-së, si një detyrim ligjor që vazhdon të ofrohet për secilin institucion që ka nevojë. Palët u dakorduan që të vazhdojë fryma e deritashme e bashkëpunimit ndërinstitucional. Shkup, 19.7.2022

Drejtori i AZGJ-së mori pjesë në homazhin për Omer Kaleshin
Jul 12, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, Ylber Sela mori pjesë në homazhin për nder të piktorit me famë botërore, Omer Kaleshi, të cilin e organizoi Galeria Nacionale “Hamami Çift” në bashkëpunim me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe anëtarët e familjes së tij.Maestro i madh Kaleshi kishte një shpirt kozmopolit. Në punën e tij krijuese gjatë tërë jetës u qëndroi besnik rrënjëve të tij, me fokusin kryesor në fytyrën e njeriut, duke theksuar kokën si simbol të shpirtit të tij.Shkup, 16.6.2022

Bashkëpunim i vendosur me Drejtorinë e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore
Jun 13, 2022
Në kuadër të agjendës intensive të punës së sotme, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, ka vizituar Drejtorinë e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, ku realizoi takim pune me drejtorin Arian Asllanaj, me të cilin biseduan për bashkëpunimin të ndërsjellë të këtyre dy institucioneve. Drejtori Sela e falënderoi kolegun për mikpritjen dhe njëkohësisht i ofroi mbështetjen e tij me udhëzime të përpikëta për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion, si organ në kuadër të Ministrisë së Kulturës. Nga ana tjetër, drejtori Asllanaj, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për ta realizuar detyrimin ligjor, duke theksuar se pret ndihmë dhe bashkëpunim mes dy palëve për realizimin me sukses të mëtejshëm të këtij procesi. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="8739"]

Vizitë pune në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Jun 13, 2022
Delegacioni i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, i kryesuar nga drejtori Ylber Sela, realizoi vizitë pune në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u takua me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Sait Saiti. Me këtë rast u rikonfirmua interesimi i Agjencisë për bashkëpunim me Kryqin e Kuq, si organizatë e pavarur, joqeveritare, vullnetare humanitare, që kryen veprimtari me interes publik në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, duke u bazuar në parimet e humanizmit dhe solidaritetit. Drejtori Sela e njoftoi bashkëbiseduesin për punën e deritanishme dhe aktivitetet e planifikuara të Agjencisë, në interes të përdorimit të drejtë dhe të përpiktë të gjuhës shqipe, në nivel institucional dhe lokal, në pajtim me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm Saiti e njohu bashkëbiseduesin me mënyrën e funksionimit të organizatës dhe përdorimin e gjuhës shqipe në punën e saj, e cila është model i mirë për funksionimin e një organizate joqeveritare, si dhe falënderoi përfaqësuesit e Agjencisë për vizitën e tyre duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të nismave të përbashkëta. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="8728"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email