In memoriam
Nov 12, 2024
Tahir Hani, kontribues për themelimin e AZGJ-së
Tahir Hani, i cili ndërroi jetë këto ditë në moshën 63 vjeçare, ishte një figurë e spikatur e politikës në Maqedoninë e Veriut. Krahas aktiviteteve të shumta, ai ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm edhe për themelimin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së.
Në vitin 2019-të kur filloi ndërtimi i strukturave të institucionit të AZGj-së, Tahir Hani, ishte nënkryetar i Komisionit ndërministror për zbatimin e gjuhës shqipe. Gjatë procesit të ngritjes së strukturave të sajë, Tahir Hani ishte bashkëpunëtor i afërt me ish drejtorin e pare, Ylber Sela, duke mbështetur stafin themelues.
Tahir Hani ishte një njeri i qetë, por që buçiti me heshtjen e tij si patriot i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, e më vonë -ish deputet e funksionar i lartë, ai luftoi pa reshtur për të drejtat e shqiptarëve, së fundi edhe për avancimin e të drejtave gjuhësore të tyre në RMV.
Tahir Hani u lind në Veleshtë të Strugës dhe diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës.
Stafi i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe dhe drejtori Granit Osmani, i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur. AZGj-ja është mirënjohëse për kontributin që dha Tahir Hani për themelimin institucionit që merret me zbatimin e dygjuhësinë në nivelet shtetërore të RMV-së.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email