Sot në hapësirat e AZGj-së, drejtori Granit Osmani e priti delegacionin nga Inspektorati, të kryesuar nga drejtori Arsim Idrizi dhe bashkëpunëtorët e tij.
Aug 12, 2024
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës dhe Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, si domosdoshmëri për integrimin e brendshëm të etniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, sot në hapësirat e AZGj-së, drejtori Granit Osmani e priti delegacionin nga Inspektorati, të kryesuar nga drejtori Arsim Idrizi dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për zbatimin sa më efikas të gjuhës shqipe në RMV, gjithashtu u bisedua për hulumtimin që do ta bëjë në terren AZGj-ja në bashkëpunim me OSBE-në dhe Institutin për Demokraci-IDSCS, ku nëpërmjet një pyetësori, do të realizohet anketa në lidhje me zbatimin e dygjuhësisë. Rezultatet e anketës, të cilat pritet të dalin në dhjetor të këtij viti, sipas diskutimit të përfaqësuesve të palëve në takim, të dy institucioneve do t`ju shërbejnë për orientimin e politikave në zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe.
Drejtori i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizi, tha se ne jemi dy institucione që nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin.
Ndërsa drejtori i AZGj-së, Granit Osmani, theksoi se institucionet tona janë si një trup i vetëm me dy krahë, që veprojnë për ta arritur qëllimin përfundimtar, zbatimin sa më efikas të gjuhës shqipe, në të gjitha institucionet që atë e kanë detyrim ligjor.
Përfaqësuesit e Inspektoratit, Fitim Ramadani, Inspektor i lartë, Simona Stojkovska juriste dhe përfaqësuesit e AZGj-së Nebi Bilalli, Këshilltarë shtetëror dhe Shpresa Zeqiri Ibrahimi, përgjegjëse sektori, diskutuan edhe për çështje të tjera në funksion të zbatimit të gjuhës shqipe.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email