Të punësuarit e AZGj-së ndoqën trajnimin për punën arkivore dhe burimet njerëzore

Dec 10, 2024

Të punësuarit e AZGj-së ndoqën trajnimin për punën arkivore dhe burimet njerëzore

 

Në kuadër të trajnimeve të rregullta vjetore që i organizon Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, edhe sivjet mbajti një trajnim me të punësuarit e saj. Tema të këtij trajnimi ishin “Puna në zyrë dhe arkiv”, si dhe “Menaxhimi i burimeve njerëzore në sektorin publik”.

Trajnimi u organizua nga përfaqësues të Shoqërisë së Konsultimeve dhe të Shërbimeve “Smart Consulting Solutions” ShPK, Shkup. Gjatë këtij trajnimi u vunë në spikamë shumë çështje që kanë të bëjnë me punën arkivore e administrative. Po ashtu, u theksua edhe rëndësia dhe organizimi i burimeve njerëzore në sektorin publik si qëllim esencial i institucioneve shtetërore.

Në përfundim të këtij trajnimi, të punësuarve të AZGj-së iu dhanë certifikata për ndjekjen e trajnimit.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk