Takim i drejtorit të AZGj-së dhe drejtorit të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve me përfaqësues të Qeverisë së RMV-së
Aug 27, 2024
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani dhe drejtori i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizi, në hapësirat e AZGj-së, pritën sot, në një takim pune, zëvendëssekretarin e Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezanin dhe këshilltarin e Qeverisë, Shiqiri Korumin. Pjesëmarrësit e takimit kryesisht folën për mbarëvajtjen e punës së zbatimit sa më të drejtë të gjuhës shqipe në RMV.
Të dy drejtorët i informuan përfaqësuesit e Qeverisë për detyrimet dhe kompetencat që lidhen me zbatimin e gjuhës shqipe, si dhe për punën e deritanishme në avancimin e procesit të dygjuhësisë në RMV. Hasim Murtezani nga pozita e zëvendëssekretarit të Qeverisë, e ofroi të gjithë mbështetjen e tij për zbatimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet publike shtetërore.
Në fund, drejtori Osmani, tha se AZGj-a, në rast nevoje, është gjithmonë e gatshme t’i japë mbështetje Qeverisë me angazhimin e përkthyesve të saj.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email