
Fjalimi i autorit, Llazo Matovski me rastin e promovimit të botimit shkencor
Apr 1, 2022
“Aspektet juridike të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”Të nderuara zonja dhe zotërinj,të nderuar anëtarë të komunitetit akademik,të nderuar pjesëmarrës të institucioneve, medie,të nderuar të pranishëm,Jam i nderuar dhe veçanërisht i kënaqur që pranuat ftesën për të marrë pjesë në promovimin e sotëm të librit “Aspektet juridike të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.Pa mos e zgjatur shumë, do të doja të ndërlidhesha me prononcimin e bashkautorit të këtij libri prof. dr. Ylber Sela.Jo rastësisht është zgjedhur dita e sotme – Dita e gjyqësorit për promovimin e këtij punimi, duke pasur parasysh se e shqyrton tematikën e përdorimit të gjuhëve në procedurat para organeve gjyqësore.Motivi themelor dhe pikënisja e përpilimit të një punimi të këtillë ishte gjendja aktuale e lidhur me zbatimin e gjuhëve në sistemin legjislativ dhe ndjenja e nevojës që të ndërmerren aktivitete, përkatësisht të riafirmohet interesi i zbatimit të rregullave pozitive ligjore, të cilat e rregullojnë përdorimin e gjuhëve në këtë fushë të rëndësishme shoqërore.Ky punim u referohet aspekteve materiale dhe proceduralo-juridike të përdorimit të gjuhëve në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në rregullimin e tyre ligjor dhe përdorimin në organet gjyqësore, me theks edhe të akteve më të rëndësishme ndërkombëtare, që i referohen përdorimit të gjuhëve dhe të drejtës së mosdiskriminimit gjuhësor.Zbatimi i gjuhëve në sektorin gjyqësor për shkak të realizimit të angazhimeve për pasjen e papengueshme dhe faktik të lirive dhe të drejtave të garantuara të qytetarit si palë është proces i plotësuar me vështirësi dhe sfida të natyrës objektive dhe subjektive, si dhe mungesë e burimeve të natyrës materialo-teknike dhe kadrovike.Sistemi gjyqësor padyshim që paraqet një nga shtyllat themelore të sistemit institucional dhe vendosjen e sistemit efikas funksional, që mëton drejt realizimit të funksionit të tij të drejtësisë efektive, cilësore dhe të barabartë dhe është postulat i rëndësishëm i parimit të sundimit të së drejtës në bashkësinë shoqërore të bazuar në respektimin e vlerave qytetëruese bashkëkohore.Sigurisht, këtë libër e shoh si nxitje e veprimit institucional më gjithëpërfshirës të të gjithë aktorëve të përfshirë, me qëllim për të krijuar kushte të zbatimit real dhe praktik të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në sistemin gjyqësor.Në fund, më lejoni që ta falënderoj bashkautorin prof. dr. Ylber Sela, për bashkëpunimin konstruktiv në procesin e përpilimit të librit, recensuesve prof. dr. Jeton Shasivari dhe prof. dr. Afet Mamuti, për vëzhgimin kritik të punimit, kolegëve të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, të cilët dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm në përgatitjen e këtij libri, bashkëpunëtores Daniella Jaqimovska, lektorëve dr. Liljana Pandeva, Ahmet Selmani dhe Nebi Bilalli, si dhe kolegët që ndihmuan në përpilimin e librit: Elham Hajrullahu, Rihan Ismaili, Behar Rushit, Suhejb Mustafa, Elif Musai, Sali Etemi, Kushtrim Saiti dhe Dardan Emini.Shpresoj që ky libër do ta gjejë rrugën e vet deri te lexuesi dhe të ketë jehonë pozitive te lexuesit.Ju faleminderit!

Fjalimi i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me rastin e promovimit të botimit shkencor
Apr 1, 2022
“Aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut"Të nderuara zonja dhe zotërinj,të nderuar anëtarë të komunitetit akademik, të nderuar kolegë,të nderuar përfaqësues të institucioneve, medieve,të nderuar të pranishëm,Kam nderin që së bashku me ju kemi mundësinë ta promovojmë punimin shkencor me titullin punues “Aspektet juridike të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.Promovimi i këtij punimi përkon me shënimin e Ditës së Gjyqësorit, duke pasur parasysh se temë kryesore e punimit është sistemi gjyqësor dhe përdorimi i gjuhëve në proceset para institucioneve gjyqësore.Të udhëhequr nga mendimi për t'u shqyrtuar aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në një fushë sociale më specifike, siç është gjyqësori, në periudhën e kaluar jemi përpjekur t'i trajtojmë situatat në lidhje me përdorimin e gjuhëve në sistemin e gjyqësorit si një nga shtyllat më të rëndësishme mbi të cilat bazohet çdo bashkësi shoqërore.Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve të garantuara me kushtetutë dhe me ligj, përfshirë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në procedurat para institucioneve gjyqësore, është jo vetëm e drejtë, por edhe nevojë për realizimin real të tyre të çdo qytetari që ka nevojë, pavarësisht nëse qytetari është palë apo mund të paraqitet në ndonjë cilësi tjetër në ndonjë procedurë të caktuar.Jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë një sërë sfidash me të cilat përballet sistemi i gjyqësorit, fushë në të cilën diskutohet vazhdimisht nevoja për reforma të nevojshme që duhet t'i përmirësojnë dhe avancojnë situatat.Le të jetë ky punim motiv për ndërmarrjen e aktiviteteve dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për realizimin e njërës prej sfidave të tilla, e që është Ligji i Përdorimit të Gjuhëve në sistemin gjyqësor.Në fund, dëshiroj ta falënderoj bashkautorin mr. Lazo Mateskin për përkushtimin dhe bashkëpunimin në procesin e përgatitjes së punimit, recensentët prof. dr. Jeton Shasivarin dhe prof. dr. Afet Mamutin për kontributin dhe recensionin e tyre, si dhe ekipin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, të cilët ndihmuan që ky punim të dalë në dritë.Shpresoj që punimi do të ketë jehonë pozitive te lexuesit.Ju faleminderit për vëmendjen!

AZGj-ja dhe Misioni i OSBE-së në Shkup do të realizojnë trajnim për përkthim simultan
Apr 1, 2022
Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela realizoi takim pune me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup, të udhëhequr nga Katarina Zhivkoviq, asistente e programit të Misionit. Temë e diskutimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy palëve dhe zbatimi i aktivitetit të ri dhe të përbashkët, që është në plan të realizohet gjatë muajit maj. Bëhet fjalë për trajnim disaditor për përmirësimin e aftësive për përkthim simultan, që është i paracaktuar për nëpunësit e Sektorit të përkthimit dhe të lekturimit të AZGj-së. Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së do të sigurohet ndihmë nga ekspertët për realizimin e trajnimit, prej të cilëve dy trajnues më me përvojë të kësaj fushe, Blerina Starova Zllatku dhe Llukrecija Malkoviq Atanasovska. Drejtori Sela i falënderoi për mbështetjen e deritanishme nga ana e Misionit të OSBE-së dhe theksoi se zbatimi i aktiviteteve të përbashkëta projektuese, që janë të identifikuara si prioritare, janë me rëndësi të veçantë për institucionin dhe për atë qëllim, AZGj-ja gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunim. Shkup, 30.3.2022

Përkrahje institucionale për Agjencinë e Mbështetjes së Sipërmarrësisë
Mar 30, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela realizoi takim konsultues me drejtorin e Agjencisë së Mbështetjes së Sipërmarrjes (AMS), Hajrulla Misini. Homologët diskutuan për nivelin e zbatimit të dispozitave që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional nëpërmjet mbështetjes konkrete të AZGJ-së për AMS-në për përkthimin dhe lektorimin e formularëve të ndryshëm që AMS-ja i ka në shfrytëzim. Palët u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe më tej. Shkup, 29.3.2022

AZGj-ja vazhdon me angazhimet e bashkëpunimit më të madh me Delegacionin e BE-së
Mar 25, 2022
Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela realizoi takim online me Sabri Tahir, zyrtar i çështjeve politike në Delegacionin e BE-së në Shkup. Drejtori Sela e falënderoi për mundësinë e takimit dhe e njoftoi bashkëfolësin e tij për punën e deritashme të AZGj-së, si dhe për projektet e realizuara, ndërsa njëkohësisht konstatoi se ekziston hapësira për bashkëpunim më të madh me Delegacionin e BE-së, për çka propozoi disa projekte që do të mund të realizoheshin me përpjekje të përbashkëta. Nga ana tjetër, Tahir u falënderua për prezantimin e hollësishëm të punës së AZGj-së dhe u zotua për vazhdimin e komunikimit me AZGJ-në nëpërmjet realizimit të takimit të ri në selinë e AZGj-së, në të cilën do të bisedohej rreth temave që ishin pjesë e diskutimit në takimin e sotëm online. Shkup, 24.3.2022

NP Parkingu i Qytetit - Shkup do të bashkëpunojë me AZGJ-në
Mar 24, 2022
Në kuadër të agjendës së sotme intensive të punës, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, vizitoi Ndërmarrjen Publike Parkingu i Qytetit – Shkup ku u takua me Bojan Hristovskin, drejtor i ndërmarrjes publike dhe me zëvendësin e tij, Isa Idrizi. Me këtë rast, Sela dhe Hristovski biseduan rreth gjendjes në ndërmarrjen publike për sa i përket përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe shkallës së realizimit të detyrimeve të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Drejtori Sela ofroi mbështetje në aspektin e përkthimit dhe të lekturimit të formularëve dhe të akteve të tjera të përgjithshme që dalin nga puna e ndërmarrjes publike, si dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim për çështjet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit në fjalë. Takimi është në shërbim të mbështetjes që AZGJ-ja u jep institucioneve publike për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Shkup, 23.3.2022

Angazhimi i konfirmuar për përmirësimin e gjendjes së zbatimit të gjuhëve zyrtare në Klinikën e Pulmologjisë dhe të Alergologjisë
Mar 24, 2022
Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, sot realizoi takim pune në ISHP Klinikën Universitare të Pulmologjisë dhe të Alergologjisë ku u takua me drejtorët e klinikës, prof. dr. Dejan Dokiq dhe Suat Shaqiri. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i gjendjes rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve gjatë funksionimit të klinikës. Drejtori Sela theksoi se është i kënaqur që menaxhmenti i klinikës në fjalë është i hapur për bashkëpunim me AZGJ-në me interes të zbatimit të dispozitave ligjore, për çfarë janë ndërmarrë aktivitete për ndryshimin e tabelave, vulës zyrtare, vulave katrore, memorandumit të akteve zyrtare të klinikës etj. Njëkohësisht, ai u dorëzoi edhe publikime të AZGJ-së dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim rreth përkthimit dhe lekturimit të akteve të përgjithshme, vërtetimeve, formularëve që i përgatit kjo klinikë. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në interes të pacientëve si përdorues të fundit të shërbimeve shëndetësore. Shkup, 23.3.2022

Java e dytë e trajnimit të përkthyesve dhe të lektorëve të institucioneve publike
Mar 24, 2022
Këtë javë ka vazhduar trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të gjuhës shqipe në institucionet publike të vendit. Temat e kësaj jave të dytë janë aspektet terminologjike për të cilat ligjëron profesori Ismet Osmani, ndërkaq për aspektet gramatikore gjatë përkthimit ligjëron profesori Asllan Hamiti. Trajnimi është i projektuar në format temash, pra për çdo javë ka nga dy tema për të cilat ligjërojnë dy njohës të gjuhës shqipe dhe të çështjeve të përkthimit. Shkup, 22.3.2022

Takim ndërinstitucional me NP-në Pyjet Nacionale
Mar 24, 2022
Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, realizoi një takim pune me NP-në Pyjet Nacionale, ku u prit nga homologu i vet, Juliana Nikollovska dhe zëvendësdrejtori Berat Dehari. Me këtë rast, bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në institucionet përkatëse. Drejtori Sela konfirmoi mbështetjen e AZGJ-së për këtë institucion, duke theksuar që AZGJ-ja është në dispozicion të çdo institucioni që ka nevojë për mbështetje gjuhësore. Shkup, 21.3.2022

Takim ndërinstitucional me Fondin e Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik
Mar 21, 2022
Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, realizoi një takim pune me Fondin e Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik (FIZhT), ku u prit nga homologu i vet, Festim Halili. Ky takim është në shërbim të mbështetjes që AZGj-ja ua ofron të gjitha institucioneve publike të vendit. Me këtë rast, Sela dhe Halili biseduan për bashkëpunim ndërinstitucional në sferën e gjuhësisë. Konkretisht u fol për konsultime rreth aspekteve terminologjike dhe të përkthimit të formularëve dhe të dokumenteve të tjera të cilat Agjencia merr përsipër që t’ia përkthejë Fondit. Palët ranë dakord që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë. Shkup, 21.3.2022
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email