U miratua statusi i vëzhguesit i AZGj-së në Shoqatën Ndërkombëtare të Komisionеrëve të Gjuhës

Jun 13, 2024

U miratua statusi i vëzhguesit i AZGj-së në Shoqatën Ndërkombëtare të Komisionеrëve të Gjuhës

 

Në kuadër të përpjekjeve që i bën për profesionalizimin e vet të mëtejshëm në fushën e zbatimit zyrtar të gjuhës shqipe, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) në mars të këtij viti dorëzoi kërkesë zyrtare për anëtarësimin në Shoqatën Ndërkombëtare të Komisionеrëve të Gjuhës (ShNKGj).

Pas mbledhjes së mbajtur në prill, shoqata në fjalë miratoi njëzëri statusin e AZGj-së si anëtare vëzhguese në mesin e komisionеrëve të gjuhës, duke ftuar AZGj-në që të jetë pjesë e konferencës me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të ShNKGj-së.

Konferenca u mbajt sot, ndërkaq drejtori Ardian Musliu përgëzoi komisionеrët e gjuhës, duke u uruar punë të mbarë në misionin e tyre gjuhësor dhe duke i falënderuar për miratimin e statusit të vëzhguesit për AZGj-në.

Prezantimin e agjencisë e bëri nëpunësi Lirim Shala, i cili njoftoi anëtarët e tjerë të shoqatës për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve dhe rolin e AZGj-së.

Ndryshe, ShNKGj-ja është themeluar në maj të vitit 2013 në Irlandë nga komisionеrët e gjuhëve të disa vendeve në botë. Roli i saj është që të mbështesë dhe avancojë të drejtat gjuhësore, barazinë, larminë gjuhësore dhe t’u ndihmojë komisionеrëve të gjuhës që të punojnë sipas standardeve më të larta profesionale.

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk