AZGj-ja e filloi trajnimin e përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe

May 28, 2024

AZGj-ja e filloi trajnimin e përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe

Ashtu si në vitet e kaluara edhe sivjet nisi trajnimi i nëpunësve administrativë, të cilët punojnë si përkthyes dhe redaktorë të gjuhës shqipe në institucionet e tyre përkatëse.

Ata u mirëpritën nga drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ardian Musliu dhe nga koordinatorja e projektit, Shpresa Zeqiri Ibrahimi, zëvendësudhëheqëse e Sektorit të mbështetjes së drejtorit.

Ligjëruesit e sotëm ishin Ajten Hajdari-Qamili, profesoreshë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, e cila prezantoi temën “Krahasim dhe analizë tekstesh të përkthyera” dhe Nebi Bilalli, Këshilltar shtetëror i përkthimit në AZGj, i cili prezantoi temën “Terminologjia përkatëse gjuhësore në përkthimin e dokumenteve zyrtare”.

Në trajnimin e nisur sot e që do të zgjasë disa javë, janë përfshirë 54 nëpunës, duke përfshirë edhe ata të pushtetit vendor, që është edhe veçoria e sivjetshme, sakaq çdonjëri prej tyre në fund të trajnimit do të pajiset me certifikatë.

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk