Post image
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit - 30 Shtator

Sep 30, 2022

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit - 30 Shtatore shënuar nga AZGJ-ja me një tjetër konferencë të suksesshme shkencoreNë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt dita e dytë dhe e fundit e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të cilën e ka organizuar Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së me temën “Çështjet e standardizimit të toponimisë në RMV”, me rastin e 30 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit.Në fillim mbajtën fjalimet e tyre Liljana Pandeva nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, si dhe Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës.Në kuadër të ditës së fundit të Konferencës, u mbajt paneli i moderuar nga Remzie Shahini Hoxhaj nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës, në të cilin i paraqitën prezantimet e tyre disa punonjës shkencorë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Republika e Shqipërisë dhe nga Republika e Kosovës.Ajten Hajdari Qamili nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij" nga Shkupi trajtoi temën "Toponimet me prapashtesat -ci, -vci dhe -ishte në Republikën e Maqedonisë së Veriut".Nail Draga, punonjës shkencor nga Mali i Zi mbajti prezantimin e tij me temën “Toponimet, dëshmi e vlerave etnokulturore të çdo mjedisi”.Meleq Shopi nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" nga Elbasani, Republika e Shqipërisë pati një prezantim me temën: "Toponimia dygjuhëshe dhe disa probleme në shkrimin e toponimeve në Maqedoninë e Veriut".Olger Brame nga Universiteti "Fan S. Noli” nga Korça, Republika e Shqipërisë mbajti prezantimin e tij me temën “Etimologjia e toponimeve në zonën e Korçës në Fjalorin Etimologjik të Kolec Topalit”, dhe Albina Pajo nga po i njëjti universitet foli për temën “Struktura fjalëformuese e toponimeve në veprën e Mitrush Kutelit”.Bahtiar Kryeziu nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës, trajtoi temën “Anamorava sipas emrave të vjetër shqiptarë dhe mitifikimi i tyre”.Rakela Luniku nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" nga Elbasani, Republika e Shqipërisë trajtoi temën "Karakteristikat e strukturave leksiko-gramatikore dhe fjalëformimi i toponimeve në Maqedoninë e Veriut".Manjola Zaçellari nga Universiteti "Aleksandër Moisiu" nga Durrësi, Republika e Shqipërisë dhe Lirim Shabani nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, iu drejtuan të pranishmëve me prezantimet e tyre me temën "Problemet në emërtimin e rrugëve në shqip dhe standardizimi i tyre në Maqedoninë e Veriut".Fjalim të shkurtër para të pranishmëve mbajti edhe Begzad Baliu nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës, për çështjet që kanë të bëjnë me standardizimin e toponimeve.Pas përfundimit të panelit, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, e mbylli konferencën duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në mbajtjen me sukses të konferencës, duke siguruar se tubime të tilla shkencore janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse i referohen çështjeve të rëndësishme që janë lëndë debati në komunitetin shkencor, si dhe që Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së do të vazhdojë të organizojë ngjarje të ngjashme në të ardhmen për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk