Në AZGj vazhdoi java e dytë e trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe

May 28, 2024

Në AZGj vazhdoi java e dytë e trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe

Ligjëruesit e ditës së hënë janë: Dr. Elona Gjata, ligjëruese në shumë universitete në Shqipëri, Kosovë dhe Europë, me temë: “Probleme të drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar në dokumentet zyrtare” dhe Prof. Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës, me temë: “Përkthimi i teksteve letrare”.

Ligjëruesit e ditës së martë janë: Prof. dr. Izer Maksuti, profesor, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, i cili e prezantoi temën “Përkthimi i teksteve të specializuara dhe shkencore” dhe Prof. dr. Asllan Hamiti, profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, i cili e prezantoi temën “Gramatikë krahasuese e shqipes dhe e maqedonishtes”.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk