Në AZGj vazhdoi java e parafundit e trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe

Jun 4, 2024

Në AZGj vazhdoi java e parafundit e trajnimit të përkthyesve dhe të redaktorëve të gjuhës shqipe

 

Në javën e parafundit të trajnimit, ligjërues ishin: Prof. dr. Mustafë Ibrahimi, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup, me temën: “Përkthimi i teksteve të veçanta sociologjike dhe kulturore” dhe Prof. Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tetovës, me temë: “Shkrimi ligjor, formular, kërkesa...”.

Ligjëruesit e ditës së martë janë: Prof. dr. Rami Memushaj, profesor dhe veteran i gjuhës shqipe nga Tirana, i cili prezantoi temën “Semantika” dhe Prof. Qëndrim Morina, profesor nga Prishtina, i cili prezantoi temën “Gabim gjuhësor vs formë e (pa)saktë gramatikore (standardi gjuhësor dje dhe sot)”.

Në trajnimin e nisur para dy javësh, nëpunësit administrativë, nëpërmjet përvojave të gjuhëtarëve dhe juristëve të njohur nga vendi, të angazhuar nga AZGj-ja, patën mundësi, për së afërmi, të njihen me veçoritë dhe karakteristikat e gjuhës shqipe, krahasuar këto edhe me gjuhë të tjera.

Trajnimi i nëpunësve administrativë do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, duke sjellë përvoja dhe trajtesa nga gjuhëtarë të njohur të gjuhës shqipe.

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk