U dorëzuan solemnisht certifikatat për përkthyes dhe lektorë

Jun 13, 2024

U dorëzuan solemnisht certifikatat për përkthyes dhe lektorë

 

Pas trajnimit katërjavor për përkthyes dhe lektorë, që u mbajt në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, për të katërtin vit me radhë, ku morën pjesë përfaqësues nga 37 institucione të ndryshme të pushtetit qendror dhe atij lokal, sot në mënyrë solemne iu dorëzuan certifikatat 46 kandidatëve të cilët e ndoqën rregullisht këtë trajnim, nga gjithsej 54 që u paraqitën në fillim.

Në praninë e pjesëmarrësve të shumtë, certifikatat në fjalë i dorëzuan drejtori i AZGJ-së, Ardian Musliu dhe ndihmësshefja e Sektorit të mbështetjes së drejtorit, Shpresa Zeqiri Ibrahimi.

Në këtë trajnim ligjëruan 15 profesorë të njohur të fushës juridike dhe asaj gjuhësore, të cilët trajtuan aspekte që kanë të bëjnë me çështje ligjore të përdorimit të gjuhës në nivele zyrtare, si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në përdorim praktik gjatë përkthimit dhe lekturimit të shkresave e dokumenteve zyrtare.

Trajnimi në fjalë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk