Post image
Ambasadorја е Ukrainës vizitoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës

Jun 30, 2020

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, priti një delegacion të udhëhequr nga Natalia Zadorozhnjuk, ambasadore e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Roman Bugën, sekretar i parë dhe zëvendësambasador. Vizita në AZGJ u bë me ftesë të drejtorit Sela, i cili bashkëbiseduesit i falënderoi për vizitën, ndërsa njëkohësisht i informoi ata për punën dhe funksionimin e AZGJ-së, si subjekt i rëndësishëm institucional në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë për të ndërtuar një ambient, që do të respektojë, mbrojë dhe promovojë të drejtat e qytetarëve të saj, përfshirë këtu edhe të drejtën për të shprehur dhe përdorur gjuhën e tyre amtare. Drejtori Sela, u dha të ftuarve nga një kopje të botimeve të përgatitura nga AZGJ-ja, si dhe i njoftoi me kapacitetet hapësinore, teknike dhe personelin, me të cilin disponon AZGJ-ja. Ambasadorja Zadorozhnjuk e falënderoi drejtorin Sela për ftesën për të vizituar Agjencinë, duke theksuar se Ambasada e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështet dhe njeh rolin e rëndësishëm të AZGJ-së, si dhe shprehu gatishmërinë për dialog, ku po ashtu u shkëmbyen mendime për zbatimin e politikave gjuhësore dhe planin e punës në AZGJ për periudhën në vijim. Të dyja palët diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, nëpërmjet pjesëmarrjes në ngjarje të organizuara nga të dyja palët, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e një udhëtimi studimor në Ukrainë. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="full" bgs_gallery_image_size="full" ids="4129,4132,4135"]

Post image
Drejtori Ylber Sela foli në zbulimin e pllakës përkujtimore në gjuhën shqipe te shtëpia e Nënë Terëzës

Jun 27, 2020

Sot në sheshin e Shkupit, pikërisht në vendin ku dikur ndodhej shtëpia e lindjes e Nënë Terezës, u shënua 40-vjetori i shpalljes së saj si qytetare nderi. Me këtë rast aty u shpalos edhe pllaka përkujtimore në gjuhën shqipe. Në këtë aktivitet, para të pranishmëve foli drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), Skënder Hasani, i cili, mes të tjerash theksoi se tani e tutje gjuha e Nënë Terezës do të shënohet bashkë me gjuhët e tjera në pllakën përkujtimore të saj, me çka do ta plotësojë mozaikun shumetnik dhe shumëgjuhësor. Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Arsimit dhe i Shkencës i RMV-së, Arbër Ademi, me ç’rast drejtorit të ITSHKSH-së, Skënder Hasani, ia dorëzoi aktin e regjistrimit të Regjistri Qendror të Departamentit të studimit të jetës dhe veprës së Nënë Terezës në kuadër të institutit në fjalë. Krahas këtyre, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i cili theksoi se prej sot, pllaka përkujtimore e cila shënon vendin ku lindi Nënë Tereza, është edhe në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë kjo gjuhë do të qëndrojë e barabartë pranë gjuhëve të tjera. Natyrisht ky akt përkon edhe me zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe, punë kjo të cilën tanimë e kryen me sukses AZGJ-ja. [gallery bgs_gallery_image_size="full" size="full" bgs_gallery_type="slider" ids="4112,4109,4103,4100"]

Post image
Drejtori Sela, fjalë përshëndetëse me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Mar 9, 2020

Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në hapësirat e tij, mbajti tribunën shkencore me temë: Gjendja e arsimit në vend, sfidat dhe perspektivat, ku me pjesëmarrjen e dhjetëra studiuesve dhe punonjësve arsimorë u diskutua dhe u dhanë mendime si dhe ide frytdhënëse për temën në fjalë. Pas hapjes së tribunës nga organizatorja dhe punonjësja e këtij instituti, si dhe rezymesë së shkurtër të arsimit shqip, rolit të shkollave shqipe dhe arsimtarëve me misionin të tyre ndër shekuj, fjalë përshëndetëse pati drejtori i këtij instituti, z. Skender Asani, i cili foli për aspektin historik të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Po ashtu fjalë përshëndetëse pati edhe këshilltari shtetëror i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, z. Safet Neziri, i cili të pranishmëve ua përcolli përshëndetjet e ministrit të Arsimit, Arbër Ademit. Manifestimin e përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, z. Ylber Sela, ku mes tjerash tha: Festa e 7 Marsit është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të veçantë veprën e çmuar të mësuesve, arsimdashësve dhe atdhetarëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha për zhvillimin e arsimit kombëtar në Maqedoninë e Veriut. Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, z. Nuhi Dardhishta, dhjetra studiues, pjesëmarrës në këtë tribunë shkencore, trajtuan aspektin shkencor, ligjor dhe historik të sfidave dhe avancimit të arsimit shqip; si: Abdyrauf Pruthi, Hasan Jashari, Ajten Qamili, Avni Avdiu, Tahir Zajazi, Minir Ademi, Xheladin Murati, Lulzim Mehmedi etj. [gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="3893,3896"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk