Takim i drejtorit të AZGJ-së Ylber Sela me kreun e BFI-së

Oct 13, 2020

Takim i drejtorit të AZGJ-së Ylber Sela me kreun e BFI-së
Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, Ylber Sela e vizitoi Bashkësinë Fetare Islame, ku u mirëprit nga kreu i saj Reis-ul Ulema Shaqir Fetahu. Takimi i dy titullarëve kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe shqetësimeve të përbashkëta, në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe si brenda institucioneve, ashtu dhe në jetën publike.
Drejtori i AZGJ-së, Sela pasi ia uroi zotëri Shaqir Fetahut postin e reisit në këtë institucion të lartë që e udhëheq jetën shpirtërore të qytetarëve të besimit islam, me këtë rast ia dhuroi disa botime të AZGJ-së që shërbejnë si informacione të dobishme në zbatimin e gjuhës shqipe: “Udhëzuesin për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve”, si dhe botimin e fundit “Doracaku për nëpunësit administrativë”.
Të dy titullarët u pajtuan se zbatimi i gjuhës shqipe është një çështje e rëndësishme që u përket të gjithë qytetarëve. Përveç të tjerash, ata shprehën pikëpamjet e sinqerta dhe vullnetin e mirë që bashkëpunimi midis AZGJ-së dhe BFI-së, duhet të zhvillohet në mënyrë më cilësore në aspektin e kultivimit dhe të artikulimit të gjuhës shqipe në të gjitha segmentet e shoqërisë sonë.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="4767"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk