Post image
Takim pune i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela me disa përfaqësues të fakulteteve të filologjisë

Sep 11, 2020

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, me këshilltaren e tij të jashtme, dr. Ajtene Qamili dhe drejtuesin e Sektorit të përkthimit dhe lekturimit, Ahmet Selmani, zhvilluan një takim pune me dr. Berton Sulejmanin, dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Tetovës, dr. Demush Bajrami, profesor në Universitetin e Europës Juglindore, dr. Mustafa Ibrahimi, profesor në Universitetin “Nënë Tereza” dhe dr. Ismet Osmani, profesor në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”. Me këtë rast drejtori Y. Sela i informoi përfaqësuesit në fjalë lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë AZGJ-ja për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve, më 26 shtator 2020 dhe Ditën e Përkthimit më 30 shtator 2020. Në vazhdim ai foli edhe për planet dhe bashkëpunimin e AZGJ-së me këto fakultete si një mundësi e mirë për të organizuar aktivitete të përbashkëta për shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonië së Veriut. Të gjitha këto ide dhe oferta të tij u përkrahën njëzëri nga të pranishmit, duke dhënë edhe mendime dhe propozime të tjera plotësuese për sa i përket hartimit të fjalorëve të ndryshëm terminologjikë, trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve për nevojat e institucioneve, organizimit të punëtorive me studentët, organizimit të konferencave shkencore etj. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4508,4511"]

Post image
AZGJ-ja promovoi Doracakun e nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve

Aug 19, 2020

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup u promovua Doracaku i nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Para të pranishmive foli drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili theksoi se qëllimi i këtij doracaku është që t’i orientojë dhe t’jua lehtësojë punën nëpunësve administrativë në institucionet shtetërore. Në vazhdim foli edhe Ajtene Qamili, njëra nga përpilueset e doracakut, e cila u ndal në udhëzimet praktike se si duhet të shkruhen shkresat zyrtare. Disa fjalë i tha edhe profesori Bashkim Selmani, po ashtu njëri nga përpiluesit e doracakut, duke theksuar se tani gjuha shqipe e ka një adresë institucionale, e kjo është AZGJ-ja, e cila ka përgatitur këtë doracak. Ky doracak është hartuar kryekëput duke u mbështetur në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, ku përcaktohet qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në RMV, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj. Brenda tij janë dhënë edhe të gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ: si shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj. Në përpilimin e këtij doracaku kanë marrë pjesë: gjuhëtarë, mësimdhënës, punonjës shkencorë nga vendi dhe nga jashtë, duke shpresuar se nëpunësve administrativë do t’ju bëhet ndihmës kryesor në punën e përditshme të tyre. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4366,4369,4372"]

Post image
Fjalimi i drejtorit të AZGJ-së gjatë promovimit të Doracakut e nëpunësve administrativë lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve

Aug 19, 2020

Paraprakisht e shoh të udhës që t’i them disa fjalë rreth këtij doracaku që e kemi në duar, i cili është përpiluar enkas për nevojat e nëpunësve administrativë lidhur me zbatimin praktik të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Qëllimi i vetëm është që ata t’i orientojë sa më mirë në thelbin e tij dhe njëkohësisht t’ua lehtësojë komunikimin në gjuhët zyrtare si një e drejtë themelore në jetën e përgjithshme institucionale.Duke u nisur nga kjo, mund të thuhet se çdo gjë që është përfshirë brenda tij, është mbështetur kryekëput në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ku përcaktohet fare qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj.E gjithë kjo, në radhë të parë është vendosur në një kontekst më të gjerë historik e politik, si një proces i gjatë me plot sfida e vështirësi, për të arritur deri në miratimin e ligjit të ri që e ngre gjuhën shqipe në rrafshin e përdorimit zyrtar. Kështu, jepet një pasqyrë e plotë lidhur me hartimin e legjislacionit, me planifikimin gjuhësor, me politikat gjuhësore europiane etj. Dhe në këtë kontekst si rrjedhojë e domosdoshme shfaqet edhe miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, me të cilin tejkalohen shumë mëdyshje e paragjykime dhe sigurisht hapet edhe rruga e komunikimit institucional në gjuhën amtare.Ky doracak i udhëzon konkretisht dhe ua sqaron mirë nëpunësve administrativë, i orienton me shumë saktësi drejt së drejtës ligjore, krijon ndërgjegjësim për shfrytëzimin praktik të saj. Prandaj brenda tij janë dhënë të gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ: si shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj. Krahas këtyre, në mënyrë të veçantë janë dhënë sqarime edhe për përdorimin zyrtar të gjuhëve në gjykata, në udhëheqje, menaxhim, financa etj.Duke marrë parasysh këtë përmbajtje kaq të gjerë, mund të themi se ky doracak do të shërbejë si një ndihmë shumë konkrete për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Uroj dhe shpresoj të bëhet doracaku kryesor në punën e përditshme të nëpunësve administrativë.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk