Post image
AZGJ-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit

Sep 30, 2020

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës sot zhvilloi një aktivitet të veçantë kushtuar kësaj date. Kjo ngjarje kishte të bëjë me promovimin e dy librave, përkatësisht “Shkrime rreth përkthimit” të Xhevat Lloshit dhe “Bazat e përkthimit dhe të interpretimit” të Ismail Hamitit. Fjalë rasti për librin e Xhevat Lloshit, të cilin e botoi AZGJ-ja, mbajti profesoresha Ajtene Hajdari Qamili e cila foli për përmbajtjen dhe vlerat e veçanta të tij. Po ashtu ajo foli edhe për librin e Ismail Hamitit duke u përqëndruar në strukturën dhe rëndësinë e këtij libri që trajton çështjen e përkthimit dhe të interpretimit. Në vazhdim, për librin e Xhevat Lloshi foli edhe referuesi Naim Berisha nga Instituti Albanologjik i Prishtinës i cili e vuri në spikamë personalitetin e gjuhëtarit Xhevat Lloshi, dhe njëkohësisht duke i theksuar edhe disa aspekte që e karakterizojnë librin e tij. Fjalë rasti pati edhe Hidajete Azizi nga ITSHKSH-ja e cila vuri në dukje aspektet e rëndësishme të dy librave, përkatësisht atë të Xhevat Lloshit dhe të Ismail Hamitit. Gjithashtu në këtë promovim foli edhe referuesi Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit të Filologjisë në UT, i cili theksoi vlerat shkencore të librit “Shkrime rreth përkthimit” të Xh. Lloshit. Në fund, nëpërmjet lidhjes online, në këtë ngjarje u përfshi edhe Xhevat Lloshi i cili e falënderoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës për botimin e librit të tij, si dhe për organizimin e këtij promovimi. Në mes të tjerash ai theksoi se librin e tij ia besoi pikërisht AZGJ-së për botim për arsye të respektit dhe solidaritetit që ka ndaj këtij institucioni që po bën një punë jashtëzakonisht serioze për gjuhën shqipe. Të pranishmëve iu drejtua edhe Ismail Hamiti i cili i falënderoi të gjithë ata që dhanë ndihmesë në botimin e librit të tij, veçanërisht AZGJ-në e cila bëri promovimin e tij. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4739,4742,4745,4748,4751"]

Post image
Fjalimi i plotë i drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, në tryezën e rrumbullakët me temë “Shumëgjuhësia në Republikën e Maqedonisë së Veriut – mundësi apo pengesë në procesin e shoqërisë demokratike civile, e organizuar me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve

Sep 26, 2020

I nderuar drejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Komuniteteve, zotëri Hoxhiq, e nderuara kryetare e Shoqatës së Përkthyesve dhe Interpretuesve, zonja Popova Manasievska, e nderuara përfaqësuese nacionale e Këshillit të Europës për shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve dhe përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zonja Treneska, e nderuar profesoreshë Dragana Gjoreska, Të nderuar përfaqësues të medieve! Të nderuar të pranishëm! Kam nderin dhe kënaqësinë që së bashku kemi rastin ta shënojmë ngjarjen e sotme, e cila ka rëndësi të veçantë dhe mbahet më 26 shtator, në ditën kur Europa feston shumëgjuhësinë, respektivisht Ditën Europiane të Gjuhëve. Këtë ditë simbolike e shënon edhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së nëpërmjet organizimit të tryezës së sotme të rrumbullakët me një temë shumë të rëndësishme që lidhet me shumëgjuhësinë në një shoqëri demokratike qytetare. Filozofi i shquar Ludvig Vitgenshtajn ka thënë: “Nuk guxojmë të lejojmë që kufijtë e gjuhës sonë të jenë kufij të botës sonë”. Kjo thënie e urtë na kujton se vlerat e pluralitetit gjuhësor dhe roli i tij koheziv i ndërlidhjes së dallimeve, vazhdimisht duhet të riafirmohen dhe të kultivohen. Në vend që të jetë mjet për ndarje, gjuha duhet të jetë kanal komunikimi, urë lidhëse dhe mjet interaksioni në komunitetin shoqëror. Shkalla e respektimit dhe e kultivimit të diversitetit gjuhësor është reflektim i shkallës së zhvillimit demokratik të çdo shteti që synon të jetë pjesë e familjes europiane të shteteve me traditë të pasur demokratike. Besoj që prania e gjithë pjesëmarrësve në ngjarjen e sotme do të mundësojë shkëmbim konstruktiv të ideve, qëndrimeve dhe mendimeve dhe se pjesëmarrësit do ta pasurojnë këtë ngjarje me fjalimet e tyre në drejtim të afirmimit të vlerave që e përforcojnë dhe e avancojnë barazinë gjuhësore, kuptimin e ndërsjellë dhe kohezionin ndëretnik në shoqëri nëpërmjet dialogut, tolerancës gjuhësore dhe respektimit të diversitetit gjuhësor. Më lejoni që, në fund të fjalimit, edhe njëherë t’ju falënderoj të gjithë folësve dhe mysafirëve të nderuar për pjesëmarrjen në tryezën e sotme. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4614,4617"]

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk