Vazhdon dialogu ndërmjet AZGJ-së dhe delegacionit të BE-së

Sep 28, 2020

Vazhdon dialogu ndërmjet AZGJ-së dhe delegacionit të BE-së
Ylber Sela, drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) priti Aleksandru - Andrej Popoviçin, Zyrtar i kualifikuar i të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive në delegacionin e Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim, drejtori Sela falënderoi bashkëbiseduesin e tij për vizitën, duke e informuar atë për punën e AZGJ-së në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për të ndërtuar një shoqëri që garanton, respekton dhe promovon të drejtat gjuhësore të qytetarëve të saj, në përputhje me standardet europiane.
Gjithashtu, drejtori Sela informoi bashkëbiseduesin e tij për punën e bërë deri më tani, projektet e planifikuara në të ardhmen, dhe shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me delegacionin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ambasadorin e ri, Dejvid Gir.
Popoviçi falënderoi drejtorin Sela për ftesën për një takim dhe vizitë në AZGJ, duke shprehur kënaqësi për mundësinë e dhënë për shkëmbim të drejtpërdrejtë të pikëpamjeve rreth çështjeve të interesit të përbashkët.
Të dy palët theksuan angazhimin e tyre për dialog të mëtejshëm dhe bashkëpunim në projekte.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4725"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk