Takim pune i drejtorit Sela në Ministrinë e Drejtësisë
Nov 5, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Ministrinë e Drejtësisë ku pati një takim pune me ministrin Bojan Mariçiq.
Duke e falënderuar për takimin, drejtori Sela theksoi se ky takim synon të rishikojë situatën në lidhje me zbatimin e dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në nivelin institucional dhe në atë gjyqësor, si dhe një diskutim mbi zbatimin e praktikave më të mira për zgjidhjet ligjore të cilat kërkojnë burime të konsiderueshme materiale dhe njerëzore.
Drejtori Sela paraqiti një sërë botimesh të AZGJ-së dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional me Ministrinë e Drejtësisë, duke ofruar ndihmë ekspertësh në përkthimin dhe lekturimin e formularëve, veçanërisht certifikatave të marra nga qytetarët, botimi i të cilave është përgjegjësi e ministrisë, siç është vërtetimi për provimin e jurisprudencës, provimin për agjentët e përmbarimit, ndërmjetësit, provimin e noterisë etj.
Të dy palët riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4855,4858,4861,4864"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email