AZGJ-ја е filloi bashkëpunimin me Agjencinë e Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale

Oct 27, 2020

AZGJ-ја е filloi bashkëpunimin me Agjencinë e Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale
Përfaqësuesit e AZGJ-së realizuan një takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë së Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale, Andriana Skerlev-Çakar, udhëheqëse e Sektorit të Çështjeve Juridike; Ivona Mufisheva Aleksovska, udhëheqëse e Njësisë së Çështjeve Normative-Juridike dhe Kalina Stojanovska, bashkëpunëtore e çështjeve juridike dhe burimeve njerëzore në Njësinë e Çështjeve Administrativo-Juridike.
Gjatë këtij takimi u diskutua për shkallën e zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Agjencisë së Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuale, përshtatjet dhe hapat e nevojshme që duhet të ndërmerren, duke sqaruar edhe dilema të caktuara lidhur me zbatimin praktik të saj.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunimin dhe përforcimin e dialogut të ndërsjellë, në mënyrë që të zbatohet me sukses dhe në mënyrë të vazhdueshme Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="4804,4807"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk