
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi e vizitoi AZGJ-në
Nov 24, 2021
Gjatë ditës së djeshme, Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së e vizitoi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, të cilin e priti homologu i tij Ylber Sela. Me këtë rast drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela e njoftoi atë lidhur me punën që po bën ky institucion në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe në nivelet zyrtare. Po ashtu, të dy homologët shkëmbyen shumë ide duke biseduar edhe mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve. [gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="7113,7116"]

AZGJ-ja promovoi librin “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”
Nov 22, 2021
Në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish, përfaqësues të jetës politike, arsimore, kulturore e shkencore, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministri i parë të Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në amfiteatrin e UEJL-së në Shkup u promovua libri me titull “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019” të bashkautorëve Ylber Sela, Jusuf Zejneli, Jeton Shasivari, Argëtim Saliu, Llazo Matovski dhe Valbona Hajretini. Në fillim, të pranishmit i përshëndeti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela i cili foli për punën e palodhur të autorëve, si dhe për ekipet e AZGJ-së, të cilat punuan rreth përgatitjes dhe botimit të këtij libri. Një fjalë rasti e mbajti edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të AZGJ-së dhe të Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, si dy institucione të cilat kujdesen për ta zbatuar gjuhën shqipe në nivelet zyrtare. Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësrektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, prof. dr. Valter Memisha. Ndërkaq, për vlerat e librit në fjalë folën recensentët prof. dr. Adnan Jashari dhe prof. dr. Izer Maksuti, të cilët i vunë në dukje disa nga aspektet e këtij studimi që ka të bëjë me ecurinë dhe avancimin ligjor të gjuhës shqipe në RMV. Në fund, në emër të autorëve doli prof. dr. Jeton Shasivari. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7089,7092,7095,7098,7101,7104"]

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së dhe Universiteti “Ukshin Hoti” zyrtarizojnë bashkëpunimin e shkëlqyer
Nov 22, 2021
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së e përfaqësuar nga drejtori Ylber Sela dhe Universiteti “Ukshin Hoti” nga Prizreni, e përfaqësuar nga rektori prof. dr. Samedin Krrabaj, kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja paraqet formalizim të bashkëpunimit midis të dy palëve në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, në organizimin e takimeve shkencore, ligjëratat nga ana e ekspertëve gjuhësorë të gjuhës dhe kulturës shqipe, realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e botimeve, si dhe aktivitete të tjera. Universiteti “Ukshin Hoti” është institucion publik shkencor-arsimor me seli në Prizren të Republikës së Kosovës, nënshkrimi i dokumentit të tillë me AZGJ-në do të mundësojë vendosjen e themeleve të forta për bashkëpunim midis palëve nënshkruese. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7074,7077,7080"]

FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së, YLBER SELA NË PROMOVIMIN E LIBRIT “GJUHA SHQIPE PARA DHE PAS MIRATIMIT TË LIGJIT TË PËRDORIMIT TË GJUHËVE TË VITIT 2019”
Nov 22, 2021
Të nderuar miq!Duke ju dëshiruar mirëseardhje në aktivitetin tonë, më lejoni së pari të shpreh kënaqësinë time për daljen në dritë të këtij botimi të veçantë të cilin po e promovojmë sot në mënyrë solemne para jush dhe para gjithë publikut të RMV-së.Pas një pune të gjatë studimore të një grupi autorësh, profesorë universitarë dhe ekspertë të fushës së drejtësisë, më në fund, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, me ekipet e saj, duke e redaktuar dhe duke e lekturuar, arriti ta nxjerrë në dritë librin “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”. Siç mund të shihet nga vetë titulli, studimi në fjalë ka të bëjë me historikun e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe që nga konstituimi këtij shteti ku jetojmë e deri më sot kur gjuha shqipe gëzon një status më të përparuar.Në të vërtetë, aty mund të shihet se ky është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, përplot vështirësi e sfida, përplot përpjekje e sakrifica nga shqiptarët e kësaj hapësire. Pikërisht kjo ecuri e vazhdueshme historike dhe politike na nxjerr në vitin 2019 kur u miratua Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, si një arritje më e avancuar, me të cilin gjuha shqipe arriti nivelin më të lartë të përdorimit zyrtar, rezultat i të cilit është edhe themelimi i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, të cilën e udhëheq unë, si dhe Inspektorati i Përdorimit të Gjuhës, si dy institucione të cilat kujdesen për të ndihmuar dhe për ta zbatuar gjuhën shqipe në institucionet shtetërore.Libri “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019” është pasqyrë e qartë e këtij procesi; është determinim shkencor, juridik, politik dhe shoqëror; është vizion kombëtar dhe qytetar. Duke e njohur këtë periudhë, ne arrijmë ta krijojmë ndërgjegjen tonë kombëtare e qytetare për ta ruajtur dhe për ta zbatuar gjuhën shqipe në pajtim me përcaktimet ligjore.Natyrisht, unë e shoh këtë libër si një doracak të rëndësishëm dhe substancial për të gjithë qytetarët shqiptarë të RMV-së, sidomos për ata që punojnë në institucionet shtetërore, si një frymëzues dhe udhëzues për të bërë përpjekje maksimale dhe për të treguar kujdes ndaj gjuhës shqipe e cila është vulë e identitetit tonë.Në fund, duke ua lënë fjalën recensentëve të këtij libri, dëshiroj të theksoj këtu para jush se ndjej kënaqësi dhe krenari njëkohësisht për faktin se kemi arritur ta sublimojmë çështjen e gjuhës shqipe në një studim të këtillë, për të rikujtuar se ku kemi qenë dikur dhe ku jemi sot, jo për t’u mburrur se cili subjekt politik ka bërë më shumë, por thjesht për ta parë të vërtetën ashtu siç është, në dritën e argumenteve e përkushtimeve.Pa dashur që ta zgjas më tepër, uroj që ky libër ta gjejë rrugën e vet te lexuesit dhe të shërbejë si një reflektim pozitiv.Ju faleminderit![gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7053,7056,7059,7062,7065"]

FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së, YLBER SELA NË AKTIVITETIN E ZHVILLUAR NË SHTËPINË E ALFABETIT NË MANASTIR
Nov 21, 2021
Të nderuar miq!Më lejoni të them disa fjalë në kontekstin e aktiviteteve që po zhvillohen në suaza të Ditëve të Alfabetit, ku si temë është kauza arbëreshe për gjuhën shqipe dhe për albanologjinë. Vizita jonë në Manastir nuk është një formalitet, por është një esencë për faktin se ne bartësit e institucioneve kthehemi në kohë për të kujtuar paraardhësit tanë të cilët i vunë themelet e gjuhës shqipe. Nëse arbëreshët e ngjallën këtë gjuhë nga harresa, pjesëmarrësit e Kongresit të Alfabetit më 1908 e vunë atë në binarët e shkrimit të njësuar, pra duke zgjedhur një alfabet të përbashkët të cilin e kemi sot. Në këtë kuptim, sot aq më tepër ne detyrohemi që të jemi mirënjohës për këtë vendosmëri e kontribut të tyre, por edhe përgjegjës dhe të vëmendshëm ndaj gjuhës shqipe, duke e ruajtur, kultivuar e afirmuar atë në të gjitha instancat shkencore, kulturore, akademike, arsimore, shoqërore e politike. Duke qenë në krye të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, mua më bie kjo barrë që të bëj maksimumin për sa i përket zbatimit praktik të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, jo vetëm si një detyrim ligjor, por aq më tepër edhe si një detyrim kombëtar. Meqë ndodhemi në këtë tempull të gjuhës shqipe, siç është Shtëpia e Alfabetit, dëshiroj ta shfrytëzoj rastin për të bërë apel që ta mbrojmë dhe kultivojmë gjuhën shqipe, ta flasim me ndjenjë dhe me zemër, ta shkruajmë me shkronjat që dolën nga kjo shtëpi, sepse nuk kemi trashëgimi më të çmuar se kjo.Uroj që kjo festë të jetë testament dhe reflektim, metafizikë dhe krenari kombëtare!Ju faleminderit![gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="7038,7041,7044"]

FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së, YLBER SELA NË KONFERENCËN KUSHTUAR STUDIUESIT ANTON NIKË BERISHA NË KUADËR TË DITËVE TË ALFABETIT
Nov 19, 2021
Të nderuar pjesëmarrës!Më lejoni ta përshëndes këtë aktivitet i cili zhvillohet në suaza të Ditëve të Alfabetit, ku sivjet si temë qendrore janë arbëreshët, gjuha, kultura, letërsia dhe tradita e tyre.Duke qenë se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, të cilën e udhëheq unë, po i ndjek rregullisht këto aktivitete, kam bindjen e thellë se edhe ky i sotmi që i kushtohet studiuesit të njohur Anton Nikë Berisha, është një kontribut i rëndësishëm për të hedhur dritë mbi figurën e tij, i cili është marrë në mënyrë të veçantë me letërsinë dhe kulturën arbëreshe.Në këtë kontekst, vetë fakti se lënda e pare e krijimit të letërsisë është gjuha, aq më tepër na obligon që të jemi pranë saj si një institucion që kujdeset për zbatimin, mbrojtjen dhe afirmimin e saj. Për këtë arsye, dua të theksoj se bota arbëreshe na përket të gjithëve; është ndjenja dhe krenaria jonë, është gjaku i shprishur që rikthehet në qenien tonë. Thjesht, nëpërmjet arbëreshëve ne tregojmë përgjegjësinë tonë kombëtare dhe institucionale. Duke i nderuar personalitetet që flasin për ta, ne i nderojmë edhe arbëreshët.Pa e zgjatur më tepër, shpresoj dhe uroj që pjesëmarrësit të japin ndihmesën e tyre për figurën e Anton Nikë Berishës, por edhe për arbëreshët e Italisë.Ju faleminderit![gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7020,7023,7026,7029"]

Fjalë përshëndetëse e drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela në promovimin e librit “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të Fatmir Toçit
Nov 17, 2021
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, dje u promovua libri me titull “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të autorit Fatmir Toçi. Para shumë pjesëmarrësve, përfaqësues të jetës kulturore, shkencore, politike, mediatike, në mesin e të cilëve edhe ish-kryetari Shqipërisë, Alfred Mojsiu, për librin folën Dorian Koçi dhe Rami Memushaj. Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, i cili theksoi se ky libër del në dritë dhe përputhet me aktivitetet që po zhvillohen në RMV, në suaza të Ditëve të Alfabetit, ku si temë janë arbëreshët, gjuha, kultura, letërsia dhe tradita e tyre. Në këtë mënyrë, vijoi më tej ai, është e nevojshme të theksohet se vëmendja dhe kujdesi ndaj arbëreshëve vazhdon të rritet gjithandej. Prandaj, edhe ky libër i Fatmir Toçit duket se është i tillë dhe shpresoj të hapë horizonte për t’i njohur arbëreshët më mirë, sidomos t’u shërbejë përfaqësuesve të politikës për të ndihmuar më shumë për sa i përket kësaj diaspore të vjetër e cila e ruajti qenien kombëtare deri në ditët e sotme, theksoi drejtori Ylber Sela. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6967,6970"]

Mirënjohje e AZGJ-së për gazetarin Seladin Xhezairi
Nov 16, 2021
Doajeni i gazetarisë shqiptare, Seladin Xhezairi, i cili u pensionua këto ditë, dje e vizitoi Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, të cilin e priti drejtori Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast ai i shprehu mirënjohje të thellë për punën profesionale në TV KLAN, si dhe për kujdesin që ka treguar ndaj AZGJ-së që nga fillimi i saj, duke i lënë përherë hapësirë për t’i prezantuar sukseset e saj në aspektin e zbatimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Po ashtu, drejtori Y. Sela ia dhuroi edhe disa nga botimet e AZGJ-së, si dhe një gravurë në shenjë kujtimi.

AZGJ-ja dhe Fondacioni Fridrih Ebert u dakorduan për bashkëpunim të përbashkët
Nov 11, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me delegacionin e Fondacionit Fridrih Ebert (Friedrich Ebert Stiftung) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga z. Rene Shlee, drejtor për Maqedoninë e Veriut dhe z. Valon Sadiki, koordinator i programit. Duke e falënderuar për takimin, drejtori Sela e afirmoi rolin e rëndësishëm të fondacionit, si fondacion më i vjetër politik në Gjermani, në mbështetjen e nismave dhe projekteve për bashkëpunimin paqedashës, avancimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëkohësisht e njoftoi bashkëbiseduesin e tij me punën e deritanishme të AZGJ-së. Në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit patën mundësinë të këmbejnë mendime në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm mes të dyja institucioneve. Të dyja palët e vlerësuan takimin si mjaftë të dobishëm dhe theksuan se do të jenë të hapura për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në projekte me interes të ndërsjellë. [gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6938,6941,6944,6947"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email