AZGJ-ja dhe Sekretariati i Legjislacionit e konfirmuan bashkëpunimin e mirë

Nov 17, 2022

AZGJ-ja dhe Sekretariati i Legjislacionit e konfirmuan bashkëpunimin e mirë

 

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, e vizitoi Sekretariatin e Legjislacionit, ku zhvilloi takim pune me Liliana Pejçinovska Miladinovskën, sekretare e Sekretariatit të Legjislacionit.

Takimi u zhvillua me kërkesë të drejtorit Sela me qëllim të evidentimit të dobësive gjatë zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Sekretariatit, shërbimit profesional të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili me funksionin e tij përgjegjës dhe gamën e gjerë të kompetencave është faktor më se i rëndësishëm në sigurimin e konsistencës së sistemit ligjor.

Sekretariati është shembull pozitiv i zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, por megjithatë ka nevojë për krijimin e një ekipi të kuadrit profesional në fushën e përkthimit të terminologjisë profesionale juridike, situatë për të cilën të dyja palët ranë dakord që të ndërmerren hapat e duhur për tejkalimin e saj, në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan bashkëpunimin e mirë institucional.

Shkup, 17.11.2022

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk