Bashkëpunim i lidhur me QSHAK “Boro Petrushevski”

Oct 13, 2022

Bashkëpunim i lidhur me QSHAK “Boro Petrushevski”

Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, e vizitoi Qendrën Shkollore të Autokomunikacionit “Boro Petrushevski” - Shkup, ku u takua me drejtorin e Qendrës, z. Goranço Nikollovski dhe ndihmësdrejtorin e qendrës z. Zekirija Zekiri.

Vizita është pjesë e ciklit të rregullt të vizitave të institucioneve, në të cilën u diskutua për shkallën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Qendrës si institucion publik në Qytetin e Shkupit, e cila kryen veprimtari edukativo-arsimore primare në fushën e komunikacionit, makinerisë dhe autoteknikës, nëpërmjet shkollimit të rregullt dhe me korrespondencë në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe, portofolio i së cilës përfshin edhe veprimtari të tjera plotësuese.

Krahas aktiviteteve të ndërmarra, të dyja palët konstatuan se janë të hapura dhe të përgatitura për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në drejtimin e ngritjes së shkallës së harmonizimit me detyrimet ligjore dhe zbatimin e gjuhëve zyrtare në punën e Qendrës.

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk