AZGJ-ja vendosi bashkëpunim me Klinikën e Veshëve, të Hundës dhe të Fytit

Nov 17, 2022

AZGJ-ja vendosi bashkëpunim me Klinikën e Veshëve, të Hundës dhe të Fytit

Pas vizitës në Sekretariatin e Legjislacionit, drejtori i AZGJ-së realizoi vizitë edhe në ISHP Klinika e Veshëve, e Hundës dhe e Fytit, ku u takua me drejtorin organizativ të saj, z. Ilir Saiti.

Në takim, drejtori Sela shqyrtoi situatën lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Klinikë dhe dorëzoi pako publikimesh të AZGJ-së që i referohen zbatimit praktik të ligjit.

Drejtori organizativ Saiti shprehu vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim me AZGJ-në, duke shpresuar se takimi do të ndihmojë në procesin e zbatimit të obligimeve ligjore.

Të dyja palët e vlerësuan takimin si shumë të dobishëm dhe u pajtuan që dialogu të vazhdojë në drejtim të shkëmbimit të mendimeve dhe bashkëpunimit të thelluar në të ardhmen, në interes të pacientëve si përdorues të shërbimeve shëndetësore të Klinikës.

Shkup, 17.11.2022

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk