Përdorimi i gjuhëve zyrtare – temë e diskutimit në IN Filarmonia e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Oct 25, 2022

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, e vizitoi Institucionin Nacional Filarmonia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u takua me drejtoreshën Tina Ivanova Bejkov, me të cilën biseduan për bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve.
Drejtori Sela iu falënderua koleges së tij për mikpritjen dhe njëkohësisht i ofroi mbështetje me drejtime të sakta rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion të rëndësishëm nacional e kulturor.
Nga ana tjetër, drejtoresha Ivanova Bejkov shprehu vullnetin dhe përgatitjen që ta realizojë detyrimin ligjor, duke theksuar se pret ndihmë dhe bashkëpunim mes dy palëve për realizimin e mëtejmë të suksesshëm të këtij procesi.
Të dyja palët ranë dakord që komunikimi i ndërsjellë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme për të lehtësuar procesin e harmonizimit të detyrimeve ligjore.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email