
Vlerësime për veprën më të re të gjuhëtarit, Mustafa Ibrahimit
Dec 13, 2022
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) qëndroi gjuhëtari Mustafa Ibrahimi, njëherë edhe bashkëpunëtor e mbështetës i saj.Ai u prit nga drejtori Ylber Sela dhe të punësuarit e tjerë të kësaj Agjencie.Me këtë rast, gjuhëtari Ibrahimi i dhuroi Agjencisë botimin e tij më të ri “Folklori dhe etnokultura shqiptare e Pelagonisë”.Veprat e këtilla janë mjaft të rëndësishme sepse paraqesin dëshmi të gjuhës, të kulturës e të traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Shkup, 13.12.2022

Politikania Valentina Leskaj vizitoi AZGj-në
Dec 7, 2022
Politikania shqiptare, Valentina Leskaj e shoqëruar nga drejtuesit e Shtëpisë Botuese “Toena”, Fatmir dhe Irena Toçi dhe nga shkrimtarja Diana Çuli, vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj), me ç’rast u pritën nga drejtori Ylber Sela.Vizita e tyre përkonte me promovimin e librit të Valentina Leskajt, “Politika si ide”, që u mbajt në Shkup.Gjatë kësaj vizite, mysafirët u interesuan për punën, sfidat dhe të ardhmen e AZGj-së, për të cilat i informoi drejtori, Ylber Sela.Shkup, 7.12.2022

Takim ndërinstitucional me Agjencinë e Administratës
Dec 7, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela vizitoi Agjencinë e Administratës (AA).Ai u prit nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i AA-së, Spase Gligorov, përkatësisht Agron Seferi.Kjo vizitë u realizua për të parë nga afër zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.Palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet e këtilla informuese.Shkup, 7.12.2022

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela mori pjesë në aktivitetet e festave të nëntorit në Tiranë
Nov 27, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela mori pjesë aktive në disa manifestime kulturore e shkencore që u zhvilluan në Tiranë me rastin e festave të nëntorit. Kështu, në ekspozitën “Udha e pavarësisë” e cila u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar, para të pranishmëve ai foli për nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë nga zona e Strugës dhe e Ohrit.Po ashtu, ai ishte pjesëmarrës edhe në konferencën shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, të organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, ku foli për rolin dhe angazhimin e AZGj-së në zbatimin e standardit gjuhësor në dokumentet zyrtare në RMV.Krahas kësaj, me një fjalë përshëndetëse, drejtori Sela u paraqit edhe në manifestimin “Shqipja në diasporë” të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe.

Diskutim për shqipen standarde në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Nov 22, 2022
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela mori pjesë në debatin e zhvilluar sot në #COD kushtuar shqipes së njësuar, në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.Tema që u trajtua, ishte “Shqipja standarde te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, për të cilën folën edhe Valbona Toska, zëvendësdekane në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, Shezai Rrokaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në ASHSH dhe Tomor Plangarica, kërkues shkencor në Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe profesor i disiplinave gjuhësore dhe letrare në INALCO në Paris.Në përmbyllje të takimit, drejtori Ylber Sela ndau disa çmime mirënjohjeje për kujdesin ndaj gjuhës shqipe dhe për kontributin e dhënë me anë të organizimit të kësaj veprimtarie për Qendrën për Hapje dhe Dialog, sekretarin shkenxor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shabani Sinanin, si dhe Emil Lafen e Gjovalin Shkurtajn.Tiranë, 22.11.2022

Në Shkup u mbajt Festivali “Imazhi Shqiptar”
Nov 18, 2022
Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj) u mbajt Festivali Ndërkombëtar i 19-të “Imazhi Shqiptar”.Ky aktivitet përkon me jubileun e 50-të të Kongresit të Drejtshkrimit dhe atë të 114-të të Kongresit të Manastirit.Partnerë të organizimit të sivjetmë ishin edhe Instituti i Gjuhës, i Kulturës dhe i Qytetërimit Shqiptar “Josif Bageri” në Universitetin e Tetovës (UT).Aktiviteti u përshëndet edhe me pjesëmarrjen e rektorit të UT-së, Vullnet Ameti, ndërkaq të pranishmit u pritën nga drejtori i AZGj-së, Ylber Sela i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, ndërkaq ndau disa plakete.Fjalën e morën edhe rektori i UT-së, Vullnet Ameti, kryetari i Senatit të UT-së, Kushtrim Ahmeti, ideatori i festivalit “Imazhi Shqiptar”, Astrit Memia.Me motivacionin: “për kontributin e dhënë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut”, sivjet, çmimin “Ambasador për Imazhin Shqiptar dhe Identitetin Kombëtar”, shoqëruar me statujën “Jam Shqyptar” e mori Risto Qiriazi, pinjoll i familjes Qiriazi ku u mbajt Kongresi i Manastirit.Shkup, 18.11.2022

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u paraqit me kumtesë në konferencën “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”
Nov 17, 2022
Në suaza të Ditëve të Alfabetit, të organizuar nga ITSHKSH-ja në Shkup, sot u mbajt sesioni i tretë i konferencës shkencore “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”. Para të pranishmëve kumtesat e tyre i lexuan Anton Nikë Berisha, Mimoza Kore, Sefer Tahiri etj. Po ashtu, me kumtesë u paraqit edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela i cili foli për albanologun gjerman, Hanin dhe udhëtimet e tij nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit, duke sjellë një mozaik të dhënash interesante lidhur me disa vendbanime ku jetojnë shqiptarët.Shkup, 17.11.2022

AZGJ-ja dhe Sekretariati i Legjislacionit e konfirmuan bashkëpunimin e mirë
Nov 17, 2022
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, e vizitoi Sekretariatin e Legjislacionit, ku zhvilloi takim pune me Liliana Pejçinovska Miladinovskën, sekretare e Sekretariatit të Legjislacionit.Takimi u zhvillua me kërkesë të drejtorit Sela me qëllim të evidentimit të dobësive gjatë zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Sekretariatit, shërbimit profesional të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili me funksionin e tij përgjegjës dhe gamën e gjerë të kompetencave është faktor më se i rëndësishëm në sigurimin e konsistencës së sistemit ligjor.Sekretariati është shembull pozitiv i zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, por megjithatë ka nevojë për krijimin e një ekipi të kuadrit profesional në fushën e përkthimit të terminologjisë profesionale juridike, situatë për të cilën të dyja palët ranë dakord që të ndërmerren hapat e duhur për tejkalimin e saj, në bashkëpunim me institucionet kompetente.Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan bashkëpunimin e mirë institucional.Shkup, 17.11.2022

AZGJ-ja vendosi bashkëpunim me Klinikën e Veshëve, të Hundës dhe të Fytit
Nov 17, 2022
Pas vizitës në Sekretariatin e Legjislacionit, drejtori i AZGJ-së realizoi vizitë edhe në ISHP Klinika e Veshëve, e Hundës dhe e Fytit, ku u takua me drejtorin organizativ të saj, z. Ilir Saiti.Në takim, drejtori Sela shqyrtoi situatën lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Klinikë dhe dorëzoi pako publikimesh të AZGJ-së që i referohen zbatimit praktik të ligjit.Drejtori organizativ Saiti shprehu vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim me AZGJ-në, duke shpresuar se takimi do të ndihmojë në procesin e zbatimit të obligimeve ligjore.Të dyja palët e vlerësuan takimin si shumë të dobishëm dhe u pajtuan që dialogu të vazhdojë në drejtim të shkëmbimit të mendimeve dhe bashkëpunimit të thelluar në të ardhmen, në interes të pacientëve si përdorues të shërbimeve shëndetësore të Klinikës.Shkup, 17.11.2022

Konferenca jubilare në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit
Nov 11, 2022
Më 10 nëntor 2022 u shënua 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit. Me këtë rast, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AShSh) organizoi konferencën jubilare, ku ishin ftuar pjesëmarrës të konferencës së atëhershme, por edhe figura të ndryshme të sferës së arsimit e të politikës.Me ftesë të veçantë të AShSh-së, në këtë konferencë jubilare mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela.
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email