Terminologjia juridike në fokusin e trajnimit të sotëm të AZGj-së
Apr 23, 2026
Terminologjia juridike në fokusin e trajnimit të sotëm të AZGj-së Edhe sot vazhdoi trajnimi për përkthyes nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës me ligjëratën e profesoreshës Arta Mero, e cila solli një temë me rëndësi të veçantë: “Terminologjia juridike”. Ky sesion u veçua për qasjen e saj praktike, duke u fokusuar në përdorimin konkret të termave juridikë në dokumente zyrtare dhe në përkthime institucionale. Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë me shembuj realë, të diskutojnë dilema profesionale dhe të përvetësojnë teknika që ndihmojnë në unifikimin e gjuhës juridike. Me këtë ligjëratë, Agjencia dëshmon angazhimin e saj për të ofruar trajnime cilësore dhe të dobishme për përkthyesit, duke forcuar kapacitetet e tyre profesionale dhe duke promovuar përdorimin dinjitoz të gjuhëve zyrtare në institucionet publike.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email